Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se të shtunën në Manastir do të zhvillohet takim me strukturat partiake në këtë komunë.
“Të nderuar, ju njoftojmë se ditën e shtunë, në ora 19 do të jemi bashkë në Manastir, për të realizuar takim me strukturat e degës së Manastirit dhe për të dëgjuar zërin Tuaj!
Takimi do të realizohet në Qendrën tregtare KEOPS, në lokalin LUCKY CAFFE!”, ka njoftuar Mexhiti. Ky takim vijon pas atij në Studeniçan, ku grupi i të pakënaqurve të organeve më të larta të BDI-së kërkon shkarkimin e Artan Grubit nga posti i zëvendëskryeministrit, por duke mos kursyer edhe funksionarë të tjerë që sipas tyre nuk kanë rezultate. (INA)