Grupi parlamentar i Së Majtës dorëzon interpelancë kundër kryeprokurorit Koceski

Picture of INA
INA

26/06/2025

Grupi parlamentar i Së Majtës njoftoi se kanë dorëzuar interpelancë kundër Prokurorit Publik të Shtetit Lupço Kocevski, për shkak të, siç theksuan ata, mosfunksionimit, mungesës së shpejtësisë, ndikimeve politike dhe mangësive serioze në punën e Prokurorisë Publike. Deputeti Sashko Jançev e shpjegoi interpelancën, e cila, siç tha ai, bazohet në katër shtylla, kryesisht për shkak të selektivitetit të supozuar në kryerjen e hetimit në Koçan. Sipas Së Majtës, hetimi kishte në shënjestër vetëm ish-zyrtarët, ndërsa bartësit aktual të funksioneve ishin të përjashtuar nga procedurat.

“Interpelanca bazohet konkretisht në katër shtylla- shtylla e parë është se po zhvillohet hetim penal selektiv për tragjedinë në Koçan, shtylla e dytë është se ka ndikim politik në punën e prokurorisë publike, shtylla e tretë është kaosi funksional në Prokurorinë e Lartë Publike të Shkupit dhe shtylla e katërt është mosveprimi sipas detyrës zyrtare në lidhje me ndërtimet e paligjshme për mafian urbane në Shkup. Lidhur me shtyllën e parë- hetimet selektive në Koçan, është e qartë se hetimi përfshin pothuajse të gjithë ish-zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut, por Kocevski nuk i përfshiu bartësit aktual të funksioneve të larta publike nga VMRO-DPMNE”, deklaroi Sasko Jançev, deputet i Së Majtës./Alsat.mk

TË FUNDIT

Dogana e Gjermanisë zbuloi 1,500 merimanga të fshehura në kuti ëmbëlsirash në aeroport

Serbia dhe Kina do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake

13 milionë të zhdukura, kultura e tradhtuar – VLEN i jep fund heshtjes që la pas BDI

Nesër dezinsektim me aeroplan kundër mushkonjave në Shkup

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Kaltrina Beqiri: Pas 20 vitesh e harruat Tetovën – qytetarët nuk mashtrohen më!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË