“Grupit të Zjarrit” i bashkangjitet edhe një deputet

Protagonisti kryesor i të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit”, deputeti dhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti ka postuar një foto në rrjetet sociale me ish-deputetin e Levizjes BESA tanimë të pavarur, Kastriot Rexhepin.

Në postimin e tij, shoqëruar me fotografinë dhe porosinë “bashkë” është i pranishëm edhe kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti.

Pjesë e grupit të revoltuar në BDI është edhe deputetja, Merita Koxhaxhiku.

Mexhiti nuk ka sqaruar nëse deputeti Kastriot Rexhepi i bashkohet grupit të deputetëve të pakënaqur të BDI-së, por shoqërimi i fotos me mbishkrimin #bashkë hap shumë dilema.

Pa këta tre deputetë, shumica parlamentare do të t’kurrej në 61 vota, që ështe kufiri minimal për ta mbajtur nê “këmbë” Qeverinë. (INA)