Grushta para një qendre votimi në rajonin e Gostivarit

Nuk ka munguar shkëmbimi i grushtave edhe në këto zgjedhje. Një rast i përleshjes fizike ka ndodhur në fshatin Raçan të Gostivarit, edhe ate në oborrin e shkollës ku po zhvillohej votimi, përcjell INA. Ky rast është regjistruar nga autoritetet policore që kanë njoftuar përmes një komunikate:

Sot në orën 13.15, SPB e Tetovës ka pranuar njoftimin për një përleshje fizike midis dy personave në oborrin e shkollës fillore “Liria” në Raçan të Gostivarit. Në oborrin e shkollës ku është prishur rendi dhe qetësia është i vendosur vendvotimi 528. Policia njoftoi se ka ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të këtij incidenti, që nuk ka ndikuar në mbarëvajtjen e procesit të votimit. (INA)