Guardiola “i dashuruar” me brazilianin e West Hamit (FOTO)

ina-online
ina-online

10 Gusht, 2023

Man. City ka ndezur interesimin për Lucas Paqueta të West Ham United vetëm pak ditë para startit të Premier League-s.

Oferta e parë prej 70 milionësh është refuzuar për brazilianin, i cili luan si mesfushor i avancuar, pasi skuadra londineze që fitoi UEFA Conference League pak muaj më parë nuk dëshiron ta shesë 25-vjeçarin.


Vetë dëshira e Lucas Paqueta është që të largohet dhe të transferohet te kampionët në fuqi të Anglisë dhe të Europës, por, për momentin, drejtuesit e “The Hammers” kanë mbyllur derën e bisedimeve pasi kërkojnë më shumë se 70 milionë.

Për vetë klubin e West Hamit, shitja e dy lojtarëve të rëndësishëm si Declan Rice dhe Lucas Paqueta brenda një merkatoje konsiderohet si një lëvizje e rrezikshme, por pesha e largimit të tyre do të zbutej me afrimet e Edson Alvarez nga Ajaxi, që pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, dhe të James Ward Prowse, që pritet të afrohet për 30 milionë paundë nga Southamptoni.

Pep Guardiola e admiron Lucas Paqueta dhe e kërkon me ngulm në organikën e tij për sezonin e ri, por për ta shtuar në kontigjentin e tij, Man. City duhet të bëjë një tjetër sforco financiare dhe të ofrojë më shumë se oferta e parë prej 70 milionësh, në mënyrë që të bindë drejtuesit e West Ham United./SuperSport

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Pochetino

Pochettino tregon se sa kohë i duhet Chelseat për t’u rikthyer në majat e futbollit botëror

XHAKA GRANIT

Xhaka: Erdha te Leverkusen për karrierën dhe jo për gruan siç shkruhet në media

vedat-muriqi

Vedat Muriqi shpjegon sekretin e sukseseit të tij , por edhe të Majorkës

RONALDO

VIDEO/ Ronaldo i pandalshëm dhe në Ligën e Kampionëve të Azisë

broja

Broja flet pas zëvendësimit: Isha thjeshtë i lodhur, nuk ka të bëj me lëndim

azem azemi karate

Azem Azemi, medaljen e artë ja kushtoj gjyshes sime të ndjerë

Jurgen Klopp

Goli i anuluar i Diazit, vjen deklarata zyrtare e Liverpullit

kombetarja fitore shqiperi

Çka thonë bastet, Çekët favoritë ndaj Shqipërisë

decici

Deçiqi gjunjëzon Buduçnostin! Skuadra shqiptare lider në Kampionatin e Malit të Zi

INFO

NA NDIQ