Qytetarët” u eliminuan nga Newcastle, pas një disfate të ngushtë në “St James’s Park”
Manchester City u eliminua nga Kupa e Ligës (Carabao Cup), pasi humbi 1-0 nga Newcastle të mërkurën mbrëma. Pas kësaj disfate, “Qytetarët” humbën shanset për një nga trofetë gjatë sezonit. Megjithatë, trajneri i skuadrës, Pep Guardiola, nuk ishte shumë i zhgënjyer nga eliminimi dhe deklaroi se klubi do të ishte i lumtur të fitonte tre trofetë e tjera gjatë sezonit.
“Mendoje se objektivi ynë ishte 4 trofe? Do të jemi më shumë se të lumtur edhe me tre”,- tha Pep Guardiola. Trajneri i “Qytetarëve” la jashtë fushe disa lojtarë kyç në ndeshjen ndaj Newcastle.
Haaland ka luajtur tashmë shumë minuta, ashtu si edhe Walker. Na presin shumë takime. Mendova që ata të luanin në 10-15 minutat e fundit, por në fund vendosa të mos e bëja. Ne shënojmë shumë gola edhe pa një sulmues, por Newcastle është një ekip i lartë, me një mbrojtje solide dhe nuk ishte e lehtë për ne sonte.
Në Kupën e Ligës zakonisht përdoren lojtarë që nuk marrin shumë minuta lojë. Nëse shkojmë përpara – shkojmë. Nëse do të kualifikoheshim në gjysmëfinale, atëherë ndoshta do të mendonim për një qasje dhe synim më serioz për të fituar kupën”,- tha Pep Guardiola, duke shtuar se ai nuk dëshiron që skuadra e tij të harxhojë forcë dhe energji në një garë të tillë.
Manchester City do të kërkojë t’i rikthehet fitoreve të shtunën në Premier League, kur do të vizitojë Wolverhampton Wanderers. Pas kësaj, “Qytetarët” kanë vizitën te RB Leipzig në Champions League.