Guardiola: Klubet arabe po e ndryshojnë tregun, nuk është kërcënim është realitet

ina-online
ina-online

29/07/2023

Pep Guardiola supozon se ai nuk mund të bënte asgjë për të parandaluar largimin e Riyad Mahrez, anësorit algjerian që sapo ka shkëmbyer kampionët e Anglisë dhe Europës, Manchester City për një propozim tërheqës nga Al Ahli.

“Arabia Saudite ndryshoi tregun. Disa muaj më parë, kur Cristiano Ronaldo ishte i vetmi, askush nuk mendonte se kaq shumë lojtarë të kualitetit botëror mund të shkonin në Ligën e Arabisë Saudite. Do të ketë më shumë në të ardhmen dhe kjo është arsyeja pse klubet duhet të jenë të vetëdijshme për atë që po ndodh. Mahrez mori një propozim të pabesueshëm dhe nuk mund t’i kërkoje që të mos e pranonte”, tha trajneri spanjoll, transmeton GazetaBlic Sport.

Guardiola thotë se ky është fillimi i një skenari që do jetë i vështirë për t’iu kundërpërgjigjur:“Nuk është realisht një kërcënim, është realitet. Ata duan të krijojnë një ligë të fortë dhe deri më tani munden. Organizimi i Premier League është më i mirë se ligat e tjera, të ardhurat nga transmetimet dhe sponsorizimet janë më të larta, kështu që klubet mund të shpenzojnë më shumë. Nuk e di se sa kohë do të jetë e qëndrueshme liga arabe, por duket se ata janë këtu për të qëndruar. Lojtarët duan të jetojnë këtë eksperiencë dhe mund ta përballojnë atë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kumulla

Rikthimi i Kumbullës në fushë, Mourinho jep detajet dhe datën

Shohei-Ohtani-1130x635

Në bejsboll nënshkruhet kontrata më e madhe në histori të sportit, Shohei Ohtani tejkalon yje si Leo Messi e LeBron James

aziz-salihu

Legjenda e boksit Aziz Salihu i lënë në harresë/ Askujt nuk i intereson a jam gjallë, për meritat që ja kam dhënë këtij shteti meritoj një kulm mbi kokë

Mesi topi arte

Zbulohen shanset e lojtarëve për të fituar Topin e Artë 2024, nuk prinë as Haaland dhe as Mbappe

lautaro martinez

Lautaro: Pija qetësues në çdo ndeshje deri në finalen e Champions League

Ronaldo

Ronaldo e festoi me gol dhe asist ndeshjen e tij të 1200-të në karrierë

Sylvinjo silvinjo

Sylvinho: Në “Euro 2024” të shfrytëzojmë mundësitë tona, duhet të provojmë shanset dhe të tentojmë

Sadio Mane

Sundimit të Manes i vjen fundi: Këta janë tre kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit në Afrikë

joao-felix-600x360

Barcelona do të bëjë ofertë për Joao Felix

INFO

NA NDIQ