Guardiola me “këmbë në tokë”: Premier League nuk ka mbaruar, fati është në “dorën tonë”

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27 Prill, 2023

Manchester City nuk zhgënjeu në asnjë moment në sfidën e mbrëmshme ndaj Arsenal, me “qytetarët” e City që “shpartalluan” në “Etihad Stadium”, “topçinjtë” me rezultatin e thellë 4 me 1, pas golave të Kevin de Bruyn, Stones e Erling Haaland.

Në fjalën e tij për mediat pas fitores “magjike” në “Etihad Stadium”, tekniku Pep Guardiola u shpreh se tashmë skuadra e tij është në pozitat e duhura, pasi “fatet” e kampionatit i kanë në “duart e tyre”.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, nuk dua të them se ishte vendimtare. Por, ishte një ndeshje që duhej fituar me patjetër. Luajtëm shumë mirë dhe e dija mirë se kë kishim përballë. Arsenali mbetet një ekip i shkëlqyer dhe mbi të gjitha janë ende në krye të Premier League.

E di që mund të duket naive kjo që them, por jemi dy pikë pas tyre. Megjithatë, jemi në pozitat e duhura pasi tashmë e kemi në dorë fatin tonë, gjithçka varet nga ne. Nuk dua t’i marr të mirëqena gjashtë pikët në dy ndeshjet e prapambetura, pasi duhet t’i fitojmë në fushë”, u shpreh Guardiola.

Aktualisht, Arsenal është në vend të parë me 75 pikë, dy më shumë se Manchester City, por me “qytetarët” që kanë dy ndeshje për të rikuperuar duke pasur kështu shansin për të marrë kreun kur skuadrës së Guardiolës, teksa i kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në fund të kampionatit. /i.m /abcnews.al

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

armend alimi

Armend Alimin e kërkojnë klube ambicioze të Ligës së dytë!

futboll

Tragjike në Gjermani, sherri midis të rinjve i merr jetën futbollistit 15-vjeçar

benzema

Benzema bisedon sot me Real Madrid për të ardhmen e tij

zaneti

​Zanetti flet për mundësinë e nënshkrimit me Messin

sevilla

Sevillia fiton Europa League, Roma e Mourinhos bie pas penalltive

xhaka-zvicra

Çfarë thotë selektori i Zvicrës për Granit Xhakën?

manchester chelsea

Manchester United zyrtarizon marrëveshjen e re me mbrojtësin e krahut

messi

Messi i jep 10 ditë kohë Barcelonës

sylvinho

“Euro 2024”/ Ja kuqezinjtë e përzgjedhur nga trajneri Sylvinho për sfidat e qershorit

INFO

NA NDIQ