Guardiola në negociata sekrete me yllin e Barcelonës

Pep Guardiola kërkon një qendërmbrojtës të ri në Manchester City.
 Manchester City ka zhvilluar biseda të fshehta me yllin e Barcelonës, Samuel Umtiti.

“The Sun” shkruan se klubi i pasur nga Premierliga është i interesuar për transferimin e mbrojtësit francez, pas përfundimit të këtij sezoni.

Menaxheri Pep Guardiola kërkon një qendërmbrojtës të ri.

Umtiti ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te Barcelona duke zgjuar interesim nga Manchester City. /Gazeta Liria/