Pep Guardiola, është mjeshtri që rekordet e të tjerëve po i thyen pa bërë fare zë.
Guardiola, sot u bë trajneri më i shpejt që i arrin 200 fitore në Premier League, raporton Klankosova.tv.
Këtë rekord deri më tani e mbante Sir Alex Ferguson, i cili fitoi gjithçka me skuadrën tjetër nga i njëjti qytet.
Kështu trajneri spanjoll i fitoi 200 takime për 269 ndeshje, pra 53 më pak se Ferguson që e arriti rekordin me 322 ndeshje.
Në vendin e tretë është Jose Mourinho me 326. Në pozitën e katërt është legjenda e Arsenalit, Arsene Ëenger, me 332 ndeshje, dhe top pesëshen e mbyll David Moyes, me 511 ballafaqime.
Ndryshe, Guardiola e ka fituar pesë herë titullin e kampionit të Anglisë me Manchester Cityn, ndërsa në sezonin e shkuar e fitoi tripletën për herë të parë me klubin anglez.