Guardiola tek Juventus, çështje orësh?

0

Një status i gazetarit të njohur sportiv në Itali Federico Gennarelli ka trazuar të gjithë opinionin sportive në lidhje me njerin që do të marrë drejtimin e stolit të Juventusit.

Gazetari i “Radio Sportiva” ka shkruar në rrjetet sociale se Guardiola tashmë ka mbyllur akordin me kampionët e Italisë dhe pritet që marrëveshja të zyrtarizohet në orët në vazhdim me Guardiolen qe do te firmose per 4 sezone.

Ndërkohë gazetat e mëdha sportive italiane ende hezitojnë ta publikojnë një lajm të tillë sikurse një reagim mungon edhe nga vetë palët, klubi Italian dhe trajneri I njohur spanjoll.

Madje Gazzeta dello sport shkruan se ka pasur kontakte mes presidentit Agnelli dhe trajnerit te Chelsea, Sarri.

Pak ditë më parë Guardiola pati deklaruar se nuk ka asnjë shans që ai të ikte nga Manchester City, klub me të cilin në sezonin e fundit fitoi 3 trofe.