Gucati përfundon dënimin nga Specialja

Picture of Ina Online
Ina Online

24/12/2024

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, ka thënë se sot është njoftuar nga Gjykata Speciale se e ka përfunduar dënimin prej 4 vite e 3 muaj burgim.

Gucati tha se gjatë këtyre 4 viteve s’ka mundur të jetë pranë familjes dhe atdheut, e sipas tij, gjatë qëndrimit në Hagë, në Kosovë dhe në familjen e tij ndodhën një mori ngjarjesh.

“Ajo që me goditi më së shumti ishte vdekja e babës i cili ndërroi jetë sa isha në Hagë. Gjatë qëndrimit në Hagë së bashku më shokët dhe bashkëluftëtaret i qëndruam pranë njëri tjetrit dhe secili nga ne treguam zotësi të vërtetë dhe qëndruam ballë lartë dhe krenar për veprat tona, asnjëherë nuk u dorëzuam”, ka thënë Gucati.

Postimi i plotë:

Sot u njoftova nga Gjykata Speciale përmes avokatëve që kam përfunduar dënimin prej 4 vite e 3 muaj, dënim që ishte ulur nga 4 vite e 6 muaj, i tërë vendim ishte i padrejtë.

Gjatë këtyre 4 vjet nuk mund të isha pranë familjes dhe atdheut tonë të dashur Kosovës, gjatë qëndrimit në Hagë në Kosovë dhe në familje ndodhën një mori ngjarjes, ajo që me goditi më së shumti ishte vdekja e babës i cili ndërroi jetë sa isha në Hagë.

Gjatë qëndrimit në Hagë së bashku më shokët dhe bashkëluftëtaret i qëndruam pranë njëri tjetrit dhe secili nga ne treguam zotësi të vërtetë dhe qëndruam ballë lartë dhe krenar për veprat tona, asnjëherë nuk u dorëzuam, por liria ime nuk mund të jetë liri e plotë pa shokët, duke filluar nga Baca Jakup, Hashimi, Kadriu, Rexha Cali e Pjetri, të cilët janë të pafajshëm dhe i duhen më shumë se kurrë Kosovës sot.

Faleminderit gjithë atyre që më qëndruan pranë mua dhe familjes time gjatë kësaj periudhe.

Çdo herë do jem në mbrojtje të vlerave të luftës dhe të Kosovës.

TË FUNDIT

Veprimtari nga SHBA me paralajmërim të fortë: Ja pse zgjedhjet e 9 shkurtit janë më të rëndësishmet që nga paslufta!

John Ratcliffe konfirmohet në krye të CIA-s

Taipi numëron projektet infrastrukturore për 2025, nga projektimi për Tetovë-Prizren deri tek segmenti dytë Bllacë-Shkup

BDI: VLEN dje thanë se s’ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës

Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

Sërish keqtrajtohen të burgosurit e rastit “Kumanova”

ME TE LEXUARA

1

BDI: VLEN dje thanë se s'ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës
1
Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

LEXO MË SHUMË