‘Gulf’, Manjani: Përgjegjësi ka qeveria! Asnjë investitor Off Shore s’duhet lejuar tek ne

Rasti “Gulf” është dëshmia më e fundit që piramidat financiare lulëzojnë shumë kollaj!

Tregu mbetet krejt i pasigurtë për konsumatorin! Megjithëse jemi shtet me rekomandim në xhep!!!

Mashtuesit po na thonë: pijini lëngun Rekomandimit! Edhe lobbimit të qeverisë!

Skema aktuale e mashtrimit bëhet me kompani OFF-SHORE! Janë kompani që hyjnë në treg me pronësi të fshehtë dhe s’mbajnë asnjë përgjegjesi para askujt! Ska se si, sepse nuk i njeh askush!

Nafta, infrastruktura dhe Bankat janë realisht të ekzpozuara nga mashtruesit e rinj OFF-SHORE!

Mashtrimi vijon! Qeveria nuk zbaton dot asnjë ligj apo direktivë! Edhe sikur të mos jetë e përfshirë në këto skema të tregut të mashtruesve, prap kontrolli i përgjegjshmërisë së operatorëve të tillë është i vështirë!

Në fakt rasti “GULF” është dështim total i Agjensive publike që kontrollojnë konkurrencën dhe standartet e tregut! Dhe përgjegjësi ka Qeveria, pa asnjë dyshim!

Por mësimi që duhet të mësojmë është: Asnjë investitor OFF-SHORE nuk mund të lejojet të investojë në një treg si ky yni! Duhet ndaluar me ligj!