Gurgdhendësi i Voskopojës, që la Greqinë për Shqipërinë: Tani them a ia vlejti?

Picture of ina-online
ina-online

14/09/2024

Nga Rovena Kallço

Diku në zemër të Voskopojës ku ndërthuren historitë e lashta dhe zanatet e vjetra, jeton Mihali mjeshtri i gurëve.

Një mjeshtër i vjetër në një botë moderne si Mihali nuk e harroi kurrë atdheun e tij.

Greqia e cila i përballi shqiptarët me sfida social dhe ekonomik, i ka mësuar zanatin Mihalit.

Diskriminimi dhe sfida me dokumentacionin shuhen para syve të këtij 43-vjecari pasi kujton se nga ajo toke e huaj u bë ky që është.

Shpesh teksa gdhend gurë në oborrin e tij i sillen nëpër mend vitet e rinisë kur luftonte të sillte në vendin e tij gjithë ç’ka kishte mësuar ne emigrim.

“Unë zanatin e kam vjedhur në emigracion në Greqi kam bërë atë punë atje, dhe mendova ta sillja këtu. Me që e do tradita dhe e kërkon vendi gurin. Këtu ka kërkesa për çdo gjë edhe ajo që nuk të bie ndërmend kërkohet në fakt. Ne realizojmë ato të cilat mund të bëjmë, sepse nuk mund t’i realizojmë të gjitha”, tregon ai.

Mihali në Greqi nuk punoi vetëm si punëtorë i thjesht, pasi me krenari tregon se në vendin fqinjë iu dha mundësia të mësoj edhe nga profesor të Akademisë së Arteve:

“Më shumë kam mësuar kur kam qenë në emigracion, pasi punoja me një profesor të Akademisë së Arteve atje dhe interesi i skulpturave në punishten e tij ishte shumë i lartë”.

Ky gurgdhendës që dikur e nisi me plot shpresë dhe pasion, tani pas shumë vitesh thotë se nuk do t’ia trashëgojë këtë zanat djalit të tij:

“Unë kam dy vajza të vogla por edhe nëse do më kishte bekuar Zoti me një djalë nuk do ia kisha mësuar këtë zanat. Përveçse është punë e rëndë nuk është e vlerësuar ashtu si duhet nga tregu.”

Gurët janë të fortë dhe shpesh mbeten të përjetshëm, ai e di që koha është e pamëshirshme dhe e ardhmja kërkon rrugë të reja ndoshta larg zanatit me të cilin ai u rrit e mbajti familjen e tij. Ndërsa rreshton mjetet e tij, Mihali mendon për një të ardhme që nuk i përket më artit të tij.

Ai gdhendi gurë për vite me radhë, me shpresën se duart e tij e tij të çara do të gjenin vlerësimin që meritonin.

Mihali tregon se tregu i punës në Shqipëri nuk i ktheu pas përpjekjet e tij. Tani, me keqardhje në zemër, ai pyet veten nëse koha në Greqi, ku ndoshta mund të kishte gjetur një jetë më të mirë, do të kishte qenë zgjedhja më e mençur:

“Me thënë të drejtën ndonjëherë mendohem dhe pendohem që jam kthyer. Nuk ka më mirë se vendi jot, por këtu me këtë punë nuk jetojmë dot. Ne ishim në emigracion dhe u kthyem, u kthyem për të investuar në vendin tonë është gjynah që kjo punë të na ikë dëm.

Trishtuese kur e dëgjon, mjeruese kur e kupton dëshpërimin e këtyre mjeshtreve kaq të vyer për vendin tonë.

Drita e zbehtë e perëndimit të diellit në sytë e tij, duken si ato ëndrrat që Mihalit nuk janë realizuar. Megjithatë ky 43-vjeçar nuk lodhet së shpjeguari punën e tij.

Teksa na tregon proceset e punës, dhe fazat e kalimit të gurit ati i qesh fytyra, i pëlqen ideja që unë jam e interesuar dhe dua të di më shumë rreth zanatit të tij:

“Përpunimi i gurit kalon në katër procese, një merret me ndarjen e shkëmbit në përmasa të vogla, një tjetër në përmasat që duhet, një tjetër me lëmimin dhe unë me gdhendjen.

Në këtë Shqipërinë tonë të vogël ku çdo gur ka një histori për të treguar, Mihali tregon se akoma sot gdhendja e shtëpive me gur është një nga format më te kërkuara nga klientët e tij:

“Më shumë kërkohet veshja e shtëpive me gur ose dizajni me gurë, flasim sidomos për shtëpitë e mëdha të cilat kanë investime, por edhe shtëpitë e vogla që janë kthyer në bujtina nuk ngelen pas. Jemi në Voskopojë, dhe guri është tradita e kësaj zone. Pa dyshim që punimi i gurit flas në mënyrë artizanale kërkon kohën e tij, pasi punimi dhe gdhendja e gurit është një proces i vështirë. Ne thjesht e përpunojmë gurin sipas porosive që na kërkohet për ta blerë lëndën e parë e blejmë në kompani që kanë dokumentacionin përkatës.

Arritja e këtij 43-vjeçari është çdo përpjekje për të shndërruar një copë të ftohtë dhe të ngurtë në një vepër të artit.

Dështimet në një punë janë të pa shmangshme, 43-vjeçari Mihal Bedri tregon se ka pasur raste ku është ndjerë i zhgënjyer pasi nuk ka mundur të realizojë atë çfarë klientët i kanë kërkuar:

“Rasti ku kam pasur më shumë vështirësi është rasti i realizimit të një skulpture me syze të cilën nuk arrita dot ta përfundoja.”

Çdo gdhendje që ai bën është një rrëfim, një dëshmi e ndjenjave të përziera të krenarisë dhe sakrificës, jam e sigurt se sa herë gdhend i kujtohet Greqia.

Dashuria e tij për Shqipërinë është e dukshme Mihali dëshmon se edhe pse ka kaluar kohë jashtë, asnjëherë nuk e ka ndjerë veten të ndarë nga atdheu i tij.

Sa i përket tregut të punës ai tregon se janë vendasit ata që investojë më shumë në këtë zanat:

“Më shumë investojnë vendasit, të huajt kërkojnë më tepër gjera simbolike. Më shumë ka interes për veshjet e mureve me gur, çezmave, tavolinave apo harqeve prej guri. Kërkesat për skulptura apo për punime të tjera të ngjashme kanë qenë shumë të rralla.”

Voskopoja është vendlindja që e mbush me krenari dhe kujtime, edhe pse disa muaj të vitit çekiçi i tij rri pa punuar, Mihali nuk heq dorë nga zanati i tij.

Ndonëse përpjekjet e tij mbeten të pa përmbushura, çdo gur është një reflektim i lidhjes së tij të thellë me vendin e tij të lindjes, një kujtesë që e lidh ngushtë me rritjen e tij drejt këtij zanati.

“Nuk ka më mirë se vendi yt” – Me këto fjalë zgjedh të më përcjell nga punishtja Mihal Bedri, i cili është simbol i përkushtimit dhe pasionit të pandërprerë për artin e gurgdhendjes./Gazetatema.net

TË FUNDIT
4 orë
Hapja e kapitujve të parë për anëtarësim, Kurti uron Shqipërinë: I gëzohemi fort kësaj arritjeje
6 orë
Shqipëria çel grup-kapitullin e parë të negociatave me BE, çka do trajtohet?
8 orë
Rama: Na vjen keq që vëllezërit tanë të Maqedonisë së Veriut nuk janë në këtë pjesë të procesit (VIDEO)
11 orë
Shqipëria hap kapitullin e parë në negociatat e anëtarësimit në BE, Rama: moment historik
15 orë
Rama: Shqipëria do të jetë gati për anëtarësimin në BE brenda vitit 2030

ME TE LEXUARA

11 orë
Shqipëria hap kapitullin e parë në negociatat e anëtarësimit në BE, Rama: moment historik
8 orë
Rama: Na vjen keq që vëllezërit tanë të Maqedonisë së Veriut nuk janë në këtë pjesë të procesit (VIDEO)
6 orë
Shqipëria çel grup-kapitullin e parë të negociatave me BE, çka do trajtohet?
4 orë
Hapja e kapitujve të parë për anëtarësim, Kurti uron Shqipërinë: I gëzohemi fort kësaj arritjeje
2 ditë
A do të hiqet Kindergeld në Gjermani?
1 ditë
Kumanovari Liridon Demiri zgjidhet këshilltar komunal në Evere
1 ditë
Edi Rama: Pse e dua një mandat të katërt
1 ditë
Zgjerohet rruga Tiranë-Durrës, sa do të kushtojnë dhe sa do të zgjasin?
15 orë
Rama: Shqipëria do të jetë gati për anëtarësimin në BE brenda vitit 2030

LEXO MË SHUMË

kurti rama

Hapja e kapitujve të parë për anëtarësim, Kurti uron Shqipërinë: I gëzohemi fort kësaj arritjeje

EU Albania Shqiperia BE

Shqipëria çel grup-kapitullin e parë të negociatave me BE, çka do trajtohet?

Edi Rama

Rama: Na vjen keq që vëllezërit tanë të Maqedonisë së Veriut nuk janë në këtë pjesë të procesit (VIDEO)

Rama Sijarto Varheji Varhey

Shqipëria hap kapitullin e parë në negociatat e anëtarësimit në BE, Rama: moment historik

Edi Rama

Rama: Shqipëria do të jetë gati për anëtarësimin në BE brenda vitit 2030

autostrada tirane durres zgjerim punime

Zgjerohet rruga Tiranë-Durrës, sa do të kushtojnë dhe sa do të zgjasin?

edi rama

Edi Rama: Pse e dua një mandat të katërt

liridon demiri

Kumanovari Liridon Demiri zgjidhet këshilltar komunal në Evere

euro

A do të hiqet Kindergeld në Gjermani?

INFO

NA NDIQ