Gurrthemeli në xhaminë e fshatin Kalkov të Vallandovës

0

Më 12.04.2019, e Premte, në fshatin Kalkov të Vallandovës u bë hedhja e gurrthemelit të xhamisë dhe njëheit edhe hapja e kursit për mësimin e Kuranit Fisnik.
Në këtë ceremoni morri pjesë Myftiu i Shtipit mr. Nasir ef. Rexhepi, si përfaqësues i Kryetarit të BFI, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepit. Gjithashtu të pranishëm ishin Ambasadorja e Turqisë në Maqedoninë e Veriut znj. Tylin Erkal Kara, Myftiu i Stambollit prof. Dr. Hasan Kamil Yelmaz, Kryetari i Komunës së Vallandovës si dhe Kryetari i Komuës së Dojranit.
Në emër të reisul Ulemasë h. Sulejman ef. Rexhepi, të panishmit i përshëndeti Myftiu i Shtipit, mr. Nasir ef. Rexhepi, i cili mes tjerash theksoi se Bashkësia Fetare Islame është e shtrirë në tërë teritorin e Maqedonisë së Veriut dhe se ju kushton rëndësi të veçantë ndërtimit dhe mirëmbajtjes së xhamive dhe kurseve ku mësohet Kurani Fisnik, duke dëshmuar kështu se xhamitë kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë shtylla kryesore e shoqërisë muslimane.