Guxo: Mbështesim qëndrimin e institucioneve të Kosovës, kryetarët e komunave duhet të punojnë nga zyrat!

INA
INA

31 Maj, 2023

ubjekti politik “Guxo” ka lëshuar një komunikatë për media në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit, raporton Gazeta Blic.

Sipas deklaratës për media të bërë nga “Guxo” ata shprehen se i mbështesin plotësisht institucionet e Republikës së Kosovës në përpjekjet demokratike për qeverisje lokale.

“Partia Guxo mbështet plotësisht institucionet e Republikës së Kosovës në përpjekjet demokratike për qeverisje lokale, për rend, rregull dhe ligj. Partia Guxo mbështet fuqishëm qëndrimin e institucioneve se kryetarët e komunave duhet të punojnë nga objektet zyrtare komunale dhe, natyrisht, në çdo ndërtesë zyrtare e qeveritare duhet të valojë flamuri i shtetit të Kosovës” thuhet nga Guxo raporton Gazeta Blic.Tutje Guxo ka dënuar sulmet ndaj KFOR dhe Policisë së Kosovës

Nga kjo parti po ashtu është thënë se mbështet komunikimin e sinqertë e të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

“Partia Guxo mbështet komunikimin e sinqertë e të vazhdueshëm, bashkërendimin e bashkëpunimin e ngushtë të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës me misionet e me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin partneritet e bashkëpunim vëllazëror, Republika e Kosovës ka trasuar e ndërtuar rrugën e vet drejt lirisë, pavarësisë, demokracisë e zhvillimit të saj si shtet i pavarur, sovran e unik”thuhet në reagimin e tyre raporton “Gazeta Blic”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5650

Sveçla: Kemi dëshmi se Serbia e organizoi sulmin në Banjskë – Kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

vjosa Osmani

Osmani: Me armët ruse Vuçiq po mendon aneksimin sipas modelit të Krimesë

Shaip Kamberi

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

KFOR KS

Tensionet në veri, KFOR-i rritë praninë me trupa britanike

IMG_5646

Policia e Kosovës me dëshmi të reja: ja ku dhe si u përgatit sulmi (VIDEO)

carl bildt

Bildt: Padyshim çështja e Veriut është dashur të zgjidhet shumë më herët

KFOR KS

NATO miraton forca shtesë pas tensioneve në veri/ Ky është paralajmërimi – ja çfarë mund të fshihet pas këtij vendimi

INFO

NA NDIQ