Haaland “pushton” Anglinë, “vikingu” thyen rekordin e vendosur në vitin 1931

Iliria News Agency
Iliria News Agency

01/05/2023

Me 50 gola, të paktën deri në këtë pikë të sezonit, Erling Haaland po konsiderohet vazhdimisht si lojtari “më i mirë” në botë për momentin, me “robotin” norvegjez që vazhdon të thyejë rekorde javë pas jave.

“Vikingu” shënoi me 11-metërsh në fitoren 1 me 2, të Manchester City pasditen e djeshme, ku përveç se i dhuroi skuadrës së tij kreun e Premier League, Haaland vendosi dhe 2 rekorde të tjera personale.

Fillimisht norvegjezi arriti legjendarët Alan Shearer dhe Andy Cole si golashënuesi më i mirë i kampionatit anglez në një sezon (për norvegjezin sezoni akoma nuk ka përfunduar) në kuotën e 34 golave.

Por jo vetëm, Haaland ka thyer edhe një rekord që ishte vendosur në vitin 1931. Sulmuesi shënoi golin e 50-të sezonal, duke u bërë lojtari i parë i një klubi anglez që arrin diçka të tillë që nga viti 1931. /i.m /abcnews.al

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dybala

Shënoi tre gola ndaj Torinos, Dybala: Te Roma shijoj të tashmen, dua të fitoj trofe!

Ilir-Daja-

Ilir Daja vazhdon kontratën me Ballkanin deri në vitin 2026

xhaka-zvicra

Xhaka: Jam shqiptar, me babë, babgjysh e gjak

Mesi ronaldo

Ronaldo apo Messi? Ja si përgjigjet Deco

zidane-1-600x360

Zidan: Rikthimi në Itali? Pse jo, çdo gjë mund të ndodh

Anceloti

Ancelotti shpjegon arsyen pse nuk e futi në lojë Arda Gulerin në ditëlindjen e tij

belingam real madrid

Reali marshon sigurt drejt titullit, kalohet edhe “pengesa” Sevilja

kristijan asllani

Shans i artë për Asllanin/ E konfirmojnë mediat italiane, mesfushori shqiptar piketohet titullar edhe në 3 duelet e ardhshme

luka modric

Refuzoi ofertën e Real Madrid, mediet kroate zbulojnë të ardhmen e Modric

INFO

NA NDIQ