Haaland zbulon se kur e kuptuan që do ta fitonin Ligën Premier edhe pse gara për titull ishte e hapur

Picture of INA
INA

22/05/2024

Erling Haaland ka zbuluar momentin e saktë kur Manchester City e dinte se do të fitonin titullin e Ligës Premier, dhe ishte para xhiros së fundit të sezonit.

City marshoi drejt një trofeut rekord të katërt radhazi në elitën e futbollit anglez, duke shuar shpresat e Arsenalit, pas një fitore komode 3-1 ndaj West Ham.

Haaland dështoi të shënonte kundër Hammers, por e mbylli sezonin me Këpucën e Artë për më shumë gola në Ligën Premier pasi arriti të shënonte 27 gola në kompeticion.

Duke folur për Sky Sports, sulmuesi tha: “Unë mendoj se pasi fituam ndaj Spurs, ne disi e dinim se do ta bënim atë (fitimin e titullit)”.

“Të jesh në Ligën Premier ka qenë më e vështirë se sa pritej. Mënyra se si është çdo ndeshje – nuk është një finale, por nuk është larg. Nuk mund të relaksoheni pas 45 minutash. Çdo ndeshje është kaq intensive dhe e vështirë”.

“Pep kërkon shumë çdo ditë dhe nëse nuk i përmbushni ato që ai pret, jeni në telashe të mëdha”, ka shtuar më tej Haaland.

Norvegjezi tani ka shijuar dy sezone vezulluese në futbollin anglez që kur u transferua në City në fillimin e sezonit të kaluar dhe ishte qartësisht i sigurt gjatë garës, pavarësisht këmbënguljes së Arsenalit për ta çuar garën për titull në ditën e fundit.

TË FUNDIT

Mickoski pas akuzave të Arsovskës: Shteti ka institucione – le të veprojnë!

Danella Arsovska: Luanat e VMRO-së po i mbrojnë komandantët e UÇK-së

Vuçiq i përgjigjet Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ushtar, s’bëhet asgjë pa e ditur SHBA dhe Kina

Parisi kërkon ta përfundojë me titull të botës edicionin historik

Kristjan Asllani refuzon Betis, mesfushori kuqezi nuk dëshiron të kalojë në Spanjë

Pioli kthehet në Itali, merr drejtimin e Fiorentinas

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË