Habit gazetarja: U martova javën e kaluar, nuk e kanë ditur as prindërit e mi

Gazetarja Genta Hodo ka surprizuar në emisionin “Aldo Morning Show” kur zbuloi surprizën publikisht duke thënë se është martuar së fundmi pa e ditur kush dhe pa bërë asnjë lloj ceremonie.

Madje gazetarja shprehet se lajmin për celebrimin nuk e kanë ditur as prindërit e tyre, e morën vesh së fundmi, ku kanë mbetur të habitur.

Genta Hodo: Kisha 2 vite që bashkëjetoja. Çdo gjë ishe bërë familjare.

Aldo: Kam në pyetje, ata të shtëpisë dinë gjë?

Genta Hodo: Nuk e dinin në fakt, donim të evitonim këto fishekzjarrët, ia thamë dje ose pardje. Jam martuar të martën që kaloi.

Aldo: Domethënë nesër bëhen të shtatat?

Genta Hodo: (Qesh) Po, po të shtatat.

Aldo: U martuat në gjendje civile tek lagjia.

Genta Hodo: Po po tek lagjia.

Aldo: Morët dëshmitarë?

Genta Hodo: Po morëm dy miqtë tanë.

Genta tregon se atë ditë kishte shumë radhë një nga dëshmitarët u vonua. Gjithashtu ajo tregon se ka mbajtur mbiemrin e saj./VIDEO