Hajdari: Çka e pret Maqedoninë e Veriut?

INA
INA

8 Qershor, 2023

Fejzi Hajdari, njohës i çështjeve politike dhe botues i gazetës “Lajm”, thotë për Radion Evropa e Lirë, se bazuar në qëndrimet e partive, si të VMRO DPMNE-së, LSDM-së dhe BDI-së, ndryshimet kushtetuese vështirë se do të miratohen, pasi kemi të bëjmë me taktizime që detyrimisht do ta çojnë Maqedoninë e Veriut në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Deklarimet e tilla më shumë janë të karakterit taktik dhe politik sesa të atij praktik. VMRO-ja me rejtingun e lartë partiak që ka momentalisht, vështirë se do të pranonte t’u futej ndryshimeve që kanë të bëjnë me një pjesë të identitetit kombëtar maqedonas, si dhe me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Mendoj se pranimi i kësaj oferte për partinë e Mickoskit tani kur zgjedhjet pritet të mbahen shumë shpejt do të nënkuptonte uljen e rejtingut me automatizëm. Prandaj, duke marrë parasysh këtë, VMRO-ja në asnjë mënyrë nuk do t’i pranonte ndryshimet”, thotë ai.

Hajdari vlerëson se, “nëse nuk miratohen ndryshimet ka mundësi që Maqedonia e Veriut të përballet me pasoja si brenda ashtu edhe jashtë”, në veçanti nga Bullgaria e cila, sipas tij, sërish mund të përdorë veton në rast se pakica bullgare nuk përfshihet në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5660

Dega e Alternativës në Tetovë zgjodhi kryetarin e ri

IMG_5658

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

pensionist

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

bilall kasami

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

mickoski

Mickoski: Deputetët do të largohen nga Kuvendi nëse qeveria provon ta miratojë Ligjin për amnisti me procedurë të shkurtuar dhe flamur evropian

INFO

NA NDIQ