Analisti Fejzi Hajdari në një intervistë në Ora News foli për qeverinë e re teknike që do krijohet nesër në Maqedoninë e Veriut ku kryeministër do jetë shqiptari, Talat Xhaferri.
Hajdari u shpreh se kryeministri shqiptar teknik në Maqedoninë e Veriut është më shumë se një ofendim për shqiptarët.
Hajdari: Nesër do ndodhë edhe zyrtarisht ai aspekti formal i kryeministrit të parë të bashkësisë teknike 20% sepse në Kushtetutë shqiptarët akoma nuk figurojnë në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut si shqiptarë por si bashkësi etnike mbi 20%.
Mund ta paramendoni se cfarë diskriminimi kemi këtu.
Në këto rrethana do bëhet një kryeministër shqiptar, e them me ironi shqiptar sepse i bie në 90 ditë të kemi një kryeminstër teknik dhe jo politik që faktikisht nuk do ketë mundësi ligjore të marrë ndonjë veprim politik.
Kjo për mua personalisht, është më shumë se një ofendim për shqiptarët.