Hajde te Baba

Picture of Ina Online
Ina Online

24/01/2025

Kimete Berisha

Hajde te Baba.

1. Sa herë përmendet ‘Figura atërore’ më kujtohet libri ‘Letër babait’ i Franz Kafkës dhe nervozën që më ka shkaktuar…

….i pata reaguar shkrimtarit faqe për faqe të librit, me shënime që përveç shamjes kanë spikatur këto shprehje të mia:
– Asnjë mashkull nuk do duhej ta lexonte ‘Letër babait’,
– ‘Kafka do duhej të ishte femër’ dhe,
– Hajt, shko në rrs.

2. Veç Franz Kafkës, ‘Figura atërore’ ma sjell ndër mend këngën ‘Father figure’ të George Michael,
i cili mendonte se njeriu gjatë gjithë jetës e kërkon dikë që ia zëvendëson mbrojtjen dhe sigurinë e Babës… si dhe dashurinë e Nanës.

– Dhe, s’e gjen, po çfarë t’gjeturi, sepse siç ju kam treguar me kohë, siguri nuk ka, ndërsa sa i përket dashurisë….(autocitat): – të gjithë janë duke kërkuar dashuri për të ‘marrë’, e jo dikë ‘për t’ia dhënë dashurinë’!
– Se ti s’vuan që s’ndjen për dikë, por vuan që dikush s’ndjen për ty, prandaj i thonë vuajtje, maskarallëk!

– Figura atërore është…lexoni vet çka është.

3. Përveç nga Franz Kafka dhe nga George Michael, për ‘Figurën atërore’ kam ‘mësuar’ shumë nga Ghetto Geassy Selimi, i cili më së miri e përshkruan se si është të jesh Baba i krejt shqiptarëve.

– ‘Boll mo lehët, llaba llaba llaba,
Mledhuni, kejt gaditun hajdeni te Baba,
Unë po dal n’ballkon, me ju foli si Papa,
Dini, kush m’del prej shinave e shkeli si zhaba!

– Pra, Baba shqiptar është si një tip i trentë që i tutën ‘robtë’…dhe kur Baba do të jap nasihat, bash zhabën s’e shkel se nuk e gjen zhabën kur të duhet ty, por në kushte shtëpie Baba për shembull e derdh tenxheren me pasul (se shumë krip), e i lë krejt ‘robtë’ pa hëngër,
….dhe në raste më të rënda, nëse e ke marrë njësh në shkollë, ta shtin’ librin n’zjem, anipse vet s’e ka kryer as shkollën fillore.

– Pra, bëhet fjalë për Babën e një populli që piten e hán me bukë.

– Por, besoj e dini se Ti s’mund të jesh i madh nëse të tjerët s’janë të vegjël.

4. Ghetto Geassy Selimi flet për Babën, e jo për Babin, nuk thotë ‘Hajdeni te Babi’, se Babi është version i butë i Babës!
– Babi është, si për shembull, ai që e shëtit qenin në park, e Baba është ai që del në mal me zagar dhe me zagar.

5. Albin Kurtit i thonë Babë, por baballarët nuk e shprehin dashurinë me fjalë, si ky që po e shpreh, thua ti po do të shqyhet nga dashuria.
Na tha neve të Mitrovicës:
– Edhe dy zemra t’i kisha pas, dyjat ua kisha falë.
Ndjenjë e mirë që ka tingull të bukur veç pse është e pamundur!

– Pra, Albin Kurti po bën fushatë të dashurisë.

Ai ju do fort dhe ju jeni të
gëzuar që ai ju do, fort.
Sa herë ju thotë ‘ju dua fort’, e shton fjalën ‘Faleminderit’, pra, faleminderit që ma bëni kabull dashurinë.

6. Ndoshta Bedri Hamza do të duhej të ishte ‘Father Figure’, fytyrë-rrrumbullakët, i përmbajtur dhe i urtë siç është.

– Kushdo që të jetë Baba, s’ka dert, kryesorja unë jam shumë e lumtur që Rexhep Qosja e humbi këtë ‘titull’ të
shpikur, që ‘e mbante’ padrejtësisht dhe pameritë, sepse e konsideronte veten ‘Baba i kombit’, anipse s’i ofronte askujt as siguri as mbrojtje, as poezi…
po çfarë..një
pozant me poza shumë.

– Po, ekziston njëri….për Agim Vincën, Qosja ishte aq Babë sa që Vinca nisi edhe të bëhej ‘pasqyrë’ e tij, duke…
mirroring his body language, të folurën, shprehjet e fytyrës…
stilin e mjekrës dhe ia ka huazuar urrejtjen e madhe ndaj Ibrahimit të cilën e mirëmban edhe sot.

7. Prandaj, Memli Krasniqi në posterin e përbashkët me Bedri Hamzen, duket si djalosh krah ‘Father figure-s’.

– Nëse ua shikon posterin me qëllime të këqija, ata duken si Gazmend Pallaska shpinë per shpine me Shpresa Gashin, duke e kënduar ‘Eja moj në çati’ se edhe Hëna ta ka zili.

-.Por Behgjet Pacolli i pari, e ka pasur një poster shpinë për shpine me Mimoza Kusarin që dukeshin si Al Bano & Romina Power-i duke kënduar ‘Felicita’!

– Ishin kohë të lumtura ato.

8. Shqiptarët po thërrasin Babë, jo Nanë. – Nuk është mirë.
– Ndoshta po lypin Babë sepse kanë nevojë për mbrojtje e siguri e jo për Dashuri!

9. E Bedri Hamza tha pardje se gratë do te kenë të drejtë te ndjekin ëndrrat e tyre.

Faleminderit por as që e ka kërkuar kush këtë të drejtë, sepse ëndrrat janë falas, e t’i ndjekësh ato bëhesh ëndrrimtare, pastaj!

– Paramendoje një Vendim të qeverisë Hamza me titull:
‘Lejohet ndjekja e ëndrrave nga gratë’!

– Lëre që më shumë ka ëndrra të këqija…pastaj ndodh ëndërron gabimisht, kundër vetvetes, e të tjera!

10. Gati çdo shtëpi shqiptare është njëfarë burgu për gratë dhe vajzat që s’janë bashkëpronare.

– Pra, Kosova është çliruar, por gratë e vajzat jo…!
-,Kam thënë.
Bile aq normale është kjo robëri, gratë janë regjur aq fort sa më as që kanë nevojë për liri!

– Ju e dini…Gjjthmonë dhe sot, kur del gruaja nga shtëpia bëhet problem, nëse s’e lë bukën gati…
-,Gjithmonë buka tek shqiptarët u bë temë …’Qe sa orë ke marrë kry’, je dalë, e na ke lënë krejtve pa hëngër’!

-Një orë e gruas jashtë shtëpisë matet sa shtatë orë të burrit…

– Edhe sot është njësoj.
Gruaja (përveç ndonjë e lindur në Natën e Madhe), duhet ta lë bukën gati para se të dal…dikund.

11. ‘Jam e lënduar, thellë e dërrmuar,
Në mes shkretëtirës një oazë duke ndërtuar’!

12. Edhe Glauku foli dje për bukë, e njoftoi popullit se sado e pabesueshme që
është, ai nuk është aq i vjetër, sa të mos e mbaj mend nuhatjen e aromës së bukës së furrës ‘Qerimi’.

– Furra punon edhe sot, hala buka ka aromë, shkon nuhate, po këqyr shqisën e nuhatjes, çka po të bën ajo….

13. E Lumiri ia ka ënda, por nuk flet për ushqim.
Ky është veprim i mirë i tij.

– Lumiri më shumë flet për futurizmin dhe gjërat që preken por nuk ndjehen.

– U tha gjakovareve se ‘e ardhmja e juaj eshte digjitale’.
Nuk e kishte parasysh se ndienjat, kujdesi, trashëgimia, intuita, prania fizike, të gjykuarit kritik, si dhe forat për gjakovarë s’mund t’i zëvendësojë teknologjia…!

14. Lumiri po bën edhe alkimi. Sallat e mbushura të Vetëvendosjes po i shndërron në të zbrazura.
Po i shndërron njerëzit në ‘fantazma’, sidomos ata të diasporës, pa dhimbtë!

– Kështu, portalet e LDK-së po arrijnë
t’i zbrazin me fjalë sallat e Vetëvendosjes nëpër Kosovë e në Zvicër, ama me fjalë nuk po arrijnë edhe t’i mbushin sallat e veta.

15. Sqarim:
Në këtë shkrim mund të gjeni mbetje të ish simpatisë sime dikur….
Nëse po duket sikur po anoj kah Albin Kurti, s’kam çfarë të bëj, kjo më ndodh, gjithmonë kur e krahasoj me të kaluarën…!

– E kaluara do të duhej t’i largonte ata që kanë bërë krime dhe korrupsion serik, se sikur të ishin larguar deri tash ishin ‘harruar’.

Po, përkundrazi, e kaluara po i imponon si ‘ndryshim’ edhe ata që vjedhën dhe shkatërruan!

16. Njëri i LDK-së që është bëtë milioner pa punuar kurrë, tha sot se
‘koalicion bëjmë me gjjthkënd përveç me Vetëvebdosjen’.
– E kur ky u pat bërë ministër i kulturës, punën e parë – e ka pas punësuar gruan e tij!

Pra, shih kush ka mbetur të flas për
moral!

E kaluara e largët është mbi pesëdhjetë për qind e korruptuar, e pagdhendur dhe kriminale.
-.Dhe bartësit e atij korrupsioni sot po garojnë për të bërë ndryshime të metodave të hajnisë, se çka….

17. ?

P.S. Jam e pavendosur.
A do të votoj dhe nëse po, kë ta votoj!
Kushdo që më pyet kë duhet ta votojnë (e më pyesin me mijëra), u them: ‘Sdi!

– Kam frikë se jam e pabindur, e papërmirësueshme, e papërsëritshme:
– Sepse unë ndjej se sikur edhe njëqind zemra t’i kisha pas, asnjërën, askujt nuk ia kisha falë!

TË FUNDIT

Basha: Buzhala e Petrit Selimi e dirigjojnë komplet opozitën

Qoku: Të korruptuarit e të pandershmit sa lehtë i bashkon ligësia

Haradinaj: Rezultatet akoma s’po dihen, institucionet e drejtësisë të veprojnë

Sherifi nga Nisma: Ja kush do të doja të jetë kryeministër i ri dhe…

Qeveria kufizon marzhet në tregtinë me pakicë dhe me shumicë

Real Madrid publikon formacionin zyrtar për super ndeshjen ndaj Manchester City

ME TE LEXUARA

1
Basha: Buzhala e Petrit Selimi e dirigjojnë komplet opozitën
1
Qoku: Të korruptuarit e të pandershmit sa lehtë i bashkon ligësia
1
Haradinaj: Rezultatet akoma s’po dihen, institucionet e drejtësisë të veprojnë
1
Sherifi nga Nisma: Ja kush do të doja të jetë kryeministër i ri dhe…
1
Qeveria kufizon marzhet në tregtinë me pakicë dhe me shumicë

LEXO MË SHUMË

Basha: Buzhala e Petrit Selimi e dirigjojnë komplet opozitën

Qoku: Të korruptuarit e të pandershmit sa lehtë i bashkon ligësia

Haradinaj: Rezultatet akoma s’po dihen, institucionet e drejtësisë të veprojnë

Sherifi nga Nisma: Ja kush do të doja të jetë kryeministër i ri dhe…

Qeveria kufizon marzhet në tregtinë me pakicë dhe me shumicë

Real Madrid publikon formacionin zyrtar për super ndeshjen ndaj Manchester City