‘Hajdutët metalik’ vjedhin 56-ton material nga ura hekurudhore 23-metërshe

0

Vjedhja e një strukture të urës 56-tonësh, me gjatësi prej 23 metra, ka shkaktuar një hetim penal në rajonin Arktik të Rusisë.

Pamjet ajrore, të cilat qarkulluan në mediat ruse në fund të majit, treguan se dy seksionet e kundërta të urës ishin të paprekura, por pjesa qendrore ishte zhdukur në mënyrë misterioze, transmeton lajmi.net.

Grabitja ndodhi në një urë të gjatë mbi lumin Umba, pranë vendbanimit të braktisur të Oktyabrskaya, në rajonin e Arktikut në Murmansk, vend që kufizohet me Finlandën.

Banorët zbuluan këtë gjë vetëm disa ditë pas vjedhjes. Fotografitë që datojnë më 16 maj treguan se pjesa qendrore e urës kishte rënë në ujë.

“Fenomene natyrore nuk mund të sjellin poshtë urën”, shkruante një përdorues i rrjetit social rus VK.

Banorët menjëherë spekulluan se ura ishte vjedhur dhe u paraqitën për deklarata për policinë pranë Kirovskit.

Policia fillimisht hodhi poshtë pretendimet për vjedhje, duke pretenduar se pronarët mund të kishin shkatërruar vetë urën, por më vonë nisën një hetim penal për një vjedhje të mundshme.

Ata thonë se autorët e krimeve mund të shitur hekurishtet, por identiteti i tyre dhe mënyra se si funksionojnë është ende e panjohur për policinë.