HAJDUTI E SHANË HAJDUTIN

NGA KALOSH ҪELIKU

Përderisa deri Dje, “armiku im i padukshëm”, ishte Koronavirusi, Sot janë partizanët e dukshëm të Qeverisë “Vëllazërim- bashkimit”. Dje: Mos dil në rrugë pa maskë, laj duart me sapun, dy metra rri larg edhe me Gruan besnike, dil dhe këndo këngë në verandë! Nëse, nuk ke marrë vaksinë, hyrja të ndalohet edhe në tavernë. Mund të dalësh në rrugë: “Vero”, Qendra Tregtare, dhe te “Parku i grave”. Nuk mund të kalosh kufirin, dhe hysh pa vaksinë, në Atdhe! Dhe, më lanë edhe këtë vit pa pushime verore.

Sot: mos hyn edhe në restorante pa vaksinë! Shkaku, se: do të dënohesh me 250 euro. Dhe, pronari me 2.000 euro. Hë për hë më lanë, kopështin e shtëpisë, rrugët e “Bit-Bazarit”, dhe “Parkun e Grave”… Edhe, ma përkujtuan kohën e dikurshme të skllavërisë zezakëve, kur ndaloheshin të hyjnë në restorante.
Imzot, po Sot jemi shekulli XXI, dhe ende do të vazhdojmë me masa qeveritare: Ndarjen në baza politike, fetare, racore, kulturore dhe “shkencore”?! Njerëzimit, t’i merret edhe e drejta e jetës private. Lirisë, duke e detyruar me zor të marr vaksinë, kur ndonjëri edhe kurrë nuk ka shkuar te mjeku, nuk ka as librezë shëdetsie. Vite e vite, nuk merr aspirinë, me përjashtim të aspirinve rakisë rrushit dhe dëllinjave. Dy shtamave me verë të Mikes Di. Nëntë vite Tambëlin e Nanës. Dhe, vitamin D, GJ, U, dhe H. Nuk do imunitet artificial, po të Natyrës. E, partizanët partiak në pushtet, pa dëshirën e tij: e detyrojanë me metoda policore “njerëzore-arsimore-kulturore”. Patjetër. duhet ta marrë vaksinën ruse, kineze dhe serbe?!
Fenomen, i çuditshëm propakandistik dhe politikë: Kaq e kaq infektime me covid -19, kaq e kaq të shëruar në spital, kaq e kaq të vdekur. Aspak, lajme për lindje. Shumica e njerëzve, vdesin edhe nga frika. Kushtet e vështira ekonomike për jetesë. Ushqimi. Numri i të vdekurve, rritet me marrjen e vaksinës kundër Pandemisë. Shkatrrim i njerëzimit. Didakturë, dhe frikë e tmerrshme në popull. Vetëm e vetëm për ruajatjet e posteve të tyre politike, karrigeve dhe pasurisë personale, familjare, miqërosre, klanore dhe partiake, duke kërkuar votën e lirë të popullit, të cilin e kanë mbyllur mes katër mureve, në burg shtëpiak. Eksperimente, të papara politike me popullin.

Mirë, do të ishte Qeveria e “vëllazërim-bashkimt” ta vaksionojë edhe Talebanin e tyre (Patriotin e Vonuar, në Facebook) me vaksinë ruse, serbe, kineze… Ose, Talebane me ferexhezezat hedhur krahëve. Patritotin e Vonuar: Që, deri më Sot, i ka ndërruar disa burra, Parti Politike Shqiptare me poste politike. Edhe,

Sot: Hajduti e shanë hajdutin?!
Ndoshta, ai edhe i ka marrë i pari vaksinat e këtyre shteteve. Kutadi. Ndodhë. Prandaj, edhe: Mund të vazhdojë të pi Ҫaj rusi, në “Bit-Pazar” të Shkupit.
Dhe, siç duket: Qeveria e “vëllazërim-bashkimit” me masa “shëndetsore”, një ditë do të na kërkojë vërtetim për vaksinë edhe për të hyrë në varr…