Hajnat plaçkisin barnatoren në Çair, pronari vdes nga stresi

Pronari i një barnatoreje në Çair të Shkupit ka ndërruar jetë pas grabitjes së barnatores së tij.

Policia ka informuar për incidentin duke njoftuar se grabitja ka ndodhur sonte.

“Në orën 20:40 është denoncuar se në barnatore në rrugën Xhon Kenedi, një person nën kërcënimin e armës nga e punësuara ka marrë paratë. Njëzet minuta më vonë në barnatoren ka ardhur pronari A.S (40), të cilit, sipas denoncimit i është përkeqësuar gjendja. Për kohë të shkurt ka ardhur Ndihma e Shpejtë, dhe me makinë është dërguar tek Nënë Tereza, reparti i Kardiologjisë, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja”, kanë thënë nga policia për TV SHENJA.