Hajredini: Gligorovi dhe Maleski si mashtruan në arenën ndërkombëtare për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni

Picture of ina-online
ina-online

07/07/2024

Xhevdet Hajredini, ministri i parë i financave i Maqedonisë, ka mohuar ashpër pretendimet e ish-ministrit të jashtëm Denko Malevski tanimë të shprehura në javoren “Fokus”, që i referohen politikës së udhëheqjes së atëhershme shtetërore ndaj çështjes së pakicave në vend.

“Parimi i sjelljes sime ishte që të mos bëj kurrë manovra politike në prapaskenë, duke thënë një gjë në shtëpi dhe diçka krejtësisht ndryshe jashtë”, shkruan Maleski, ministri i parë i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë.

Por, kundër tij ka reaguar, Xhevdet Hajredini duke shkruar:

“Jo profesor, në atë kohë, nga përfaqësuesit e vendeve perëndimore i keni fshehur manovrat e prapaskenave politike, që atëkohë, udhëheqja në krye me Gligovorin po i bënte në raport me gjendjen dhe kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni. Pasojat e këtyre ‘manovrave’ do të shohim pas 10 viteve më vonë”, ka shkruar Hajredini.

Maleski publikon një fragment të letrës së Gligorovit drejtuar krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të botës më 2 dhjetor 1991:

“Kombësitë e tjera që përbëjnë popullsinë e saj gëzojnë të drejta të barabarta dhe marrin pjesë plotësisht në jetën politike dhe ekonominë e Maqedonisë”.

Por ndaj kësaj ka reaguar ashpër Hajredini duke shkruar:

“Jo, profesor Maleski, të dy e dinit se kjo nuk ishte e vërtetë. Ishte e vërtetë se në administratën shtetërore mbi 90% e të punësuarve dhe 99% e pozitave drejtuese ishin maqedonas, 99% e ekipeve drejtuese dhe rreth 90% e të punësuarve në ndërmarrjet sociale ishin gjithashtu maqedonas. Siç dihet, pasojat e kësaj situate i pamë në vitet në vijim”. (INA)

TË FUNDIT
7 minuta
Aksion nga Dogana e Maqedonisë: Sekuestrohen fustane, motoçikleta e cigare
10 minuta
Qeni ngordhi nga i nxehti pasi polici e harroi në veturë!
13 minuta
Kush do të financojë stadiumin e Tetovës? Kasami shpreson në ndihmën e Qeverisë
16 minuta
Përmendën padinë ndaj Drin Ahmetit, Bexheti porosi VMRO-së: Nuk na frikësoni
17 minuta
Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

ME TE LEXUARA

1 ditë
Arrestohet një person nga Likova, i dënuar me mbi pesë vite burg
5 orë
Modeli irlandez dhe belg për ndarje të territorit të Maqedonisë, Bexheti: Opinioni ka pasur dyshime edhe për kryeministrin shqiptar, por u bë
21 orë
Bajrami: Ndryshimi solli lirinë për dhunuesit e 27 prillit
2 orë
Dr. Asim Izairi bëhet pjesë e Lëvizjes BESA?!
1 ditë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
7 orë
Serwer: Harrisit mund t’i duket Kosova si Tajvani e Ukraina
1 ditë
“Edhe Pablo Escobar rrinte në burg, këta jo”/Pandov: Mungonin 11 të burgosur në burgun e Shutkës

LEXO MË SHUMË

63966BD2-B758-4ED5-9370-0599EA2B88F0

Aksion nga Dogana e Maqedonisë: Sekuestrohen fustane, motoçikleta e cigare

policia

Qeni ngordhi nga i nxehti pasi polici e harroi në veturë!

stadiumi tetoves

Kush do të financojë stadiumin e Tetovës? Kasami shpreson në ndihmën e Qeverisë

blerim bexheti

Përmendën padinë ndaj Drin Ahmetit, Bexheti porosi VMRO-së: Nuk na frikësoni

moti shiu

Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

arben taravari

Taravari – Melsom: Thellimi i bashkëpunimit në shëndetësi

bilall kasami asim izairi

Dr. Asim Izairi bëhet pjesë e Lëvizjes BESA?!

bia-serbe

Serbia arreston tre spiunë të Maqedonisë së Veriut

kredite denar

Paga mesatare në muajin maj 41.252 denarë

INFO

NA NDIQ