Hajrulla Misini i bashkangjitet Alternativës

0

Hajrulla Misini, i mirënjohur në opinion si Komandant Shpati – njëherit zëdhënës i UÇK-së, prej sot zyrtaritsht i është bashkangjitur Alternativës së Afrim Gashit.
“Sot e prita në zyrë z. Hajrullah Misini – Shpati, i cili – duke parë frymën e re që po krijohet në këto zgjedhje – ka vendosur që ta japë kontributin e tij në Alternativë.
Unë e falënderova për gjithçka që ka bërë deri tash ai, qoftë në luftë si zëdhënës dhe luftëtar i UÇK-së, qoftë pas luftës si deputet.
Dyert e Alternativës janë të hapura për secilin që ka të kaluar të pastër dhe që dëshiron ta ndihmojë këtë kauzë.
Prej sot Shpati është pjesë e jona“ shkruan kryetari i Alternativa Afrim Gashi.