Hakan Fidan: Kosovarët nuk janë vetëm miqtë tanë, por edhe vëllezërit tanë

Picture of ina-online
ina-online

07/09/2024

Pas përfundimit të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, dje ka qëndruar në Kosovë, ku në kuadër të kësaj vizite zyrtare, u realizuan disa takime miqësore me përfaqësues shtetëror të Kosovës, siç janë: takimi me ministren e jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, takimet e tij zyrtare i filloi me homolgen Donika Gërvalla-Schwarz, ku pas bisedës bilaterale, në press-konferencën e përbashkët të tyre, u potencua mbi bashkëpunimin miqësor dhe strategjik mes dy vendeve.

HAKAN FIDAN, KRYEDIPLOMAT TURK

“Qëllimi ynë është që të sjellim një vizion strategjik gjithëpërfshirës mes dy shteteve tona. Ne si Turqi duhet të jemi të gatshëm të ndihmojmë në të gjitha aspektet e sigurisë. Tri komponetët kryesore të bashkëpunimit mes nesh janë: siguria, politika dhe ekonomia. Për ne s’ka gjë më normale sesa ta mbështesim Kosovën. Kosovarët nuk janë vetëm miqtë tanë, por edhe vëllezërit tanë”

Fidan tha gjithashtu se organizata FETO është kërcënim serioz edhe për Kosovën, duke theksuar se një luftë e vendosur kundër FETO-s është e nevojshme për sigurinë dhe prosperitetin e Kosovës.

Në takimin kokë më kokë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, diskutuan hollësisht mbi marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Turqisë, ku me ç’rast u bashkëbisedua për tema të rëndësishme ndërshtetërore në sferat e ekonomisë, sigurisë, mbrojtjes dhe integrimeve euroatlantike.

Kryeministristria e Kosovës njoftoi se gjatë takimit kryeministri Kurti i shprehu falënderim të veçantë ministrit Fidan, për partneritetin në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes, për rolin kontribuues të Türqisë për paqe në Kosovë dhe rajon përmes misionit të NATO-s, KFOR dhe për mbështetjen e pakushtëzuar të saj në aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.

Në takimin bilateral mes presidentes së Kosovës, Vjollca Osmani dhe kryediplomatit turk, Hakan Fidan, u fol për miqësinë dhe mbështetjen e shtetit turk për Kosovën, në çdo etapë dhe çdo proces.

“Me ministrin diskutuam për potencialin e bashkëpunimit, përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes, si dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë. Forcimi i partneritetit midis Kosovës dhe Türkiyes mbetet përkushtim i përbashkët!”, ka thënë mes tjerash presidentja Osmani.

Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, kryediplomati turk Fidan, u takua edhe me gjeneralmajor Ozkan Ulutash, komandant i Forcave të NATO-s në Kosovë, ku u diskutua mbi sigurinë rajonale të Ballkanit. Ministri i jashtëm turk u takua edhe me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim efendi Tërnava. Gjatë takimit u ritheksua mbështetja e parezervë dhe e palëkundur e popullit turk ndaj Kosovës, ku mes tjerash myftiu Tërnava njoftoi ministrin Fidan, për bashkëpunimin e mirë që ka Bashkësia Islame me DIJANET-in turk, Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve, TIKA-n dhe institucionet tjera turke. Pas këtij takimi vëllazëror, ministri i jashtëm turk, Fidan së bashku me myftiun Naim Tërnava, vizituan edhe ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, ku delegacioni turk, për së afërmi u informua në lidhje me vazhdimin e punimeve dhe ndërtimin e Xhamisë Qendrore.

Pas përfundimit të vizitave në Prishtinë, në agjendën e takimeve të Fidanit, ishte edhe vizita që ai bëri në qytetin e Prizrenit dhe komunës së Mamushës, ndërsa pritja që iu bë shefit të diplomacisë turke, ishte mahnitëse dhe spektakolare.

“Turqia, gjithmonë ka qenë në favor të zgjidhjes së problemeve, përfshirë edhe tensionin në Ballkan, përmes dialogut, paqes dhe negociatave. Kosova të jetë në paqe, Ballkani të jetë i qetë, kjo është strategjia numër një e jona. Çështjet të zgjidhen përmes dialogut, paqes dhe negociatave. Prania turke në Prizren,  është një nga elementët më të jashtëzakonshëm të pranisë turke në Ballkan që ka vazhduar për 600 vjet. Jemi të lumtur që ju kemi. Fakti që ju keni mbajtur gjallë gjuhën, kulturën dhe historinë turke për vite me radhë, pavarësisht nga të gjitha llojet e kushteve, si dhe prania juaj, uniteti, vitaliteti dhe madhështia këtu kanë vërtetë shumë kuptim për ne”, kështu u shpreh kryediplomati turk gjatë programit të organizuar në shkollën “Motrat Qiriazi” në qytetin e Prizrenit.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit të tij në Prizren, ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, u takua edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka.

Pas përfundimit të vizitës që iu bë komunës së Mamushës, ku bashkëatdhetarët kishin organizuar pritje madhështore për kryediplomatin Fidan, delegacioni turk, me këtë rast përmbyllën edhe vizitën e tyre disaditore në vendet tona.

Si përfundim, vizitat që i realizoi shefi i diplomacisë turke në Maqedoninë e Veriut dhe Republikën e Kosovës, ishin tejet miqësore, vëllazërore dhe strategjike për popujt e Ballkanit, e në veçanti për harmoninën ndërvëllazërore mes turqve dhe shqiptarëve.

TË FUNDIT
11 orë
Mickoski-Scholz: Gjermania mbetet partnere dhe mbështetëse aktive e Maqedonisë së Veriut
11 orë
Akademia e gjykatësve me drejtor të ri
11 orë
Detaje nga të shtënat në Çair, ja për çka bëhet fjalë, 35 vjeçari i plagosur
12 orë
Krisma armësh në Çair, një person i plagosur
12 orë
Kryeministri bullgar porosi të qartë për Shkupin edhe nga Samiti i Berlinit

ME TE LEXUARA

15 orë
Vdekja e foshnjës 14 muajshe, Taravari: Janë konstatuar 3 lloje të lëshimeve në Klinikën e pediatrisë dhe në “Kozle”
19 orë
Stojanovski: Ka krim epik në energjetikë! Do të habiteni nga shumat e shpenzuara
14 orë
Dimitrievski: Nuk janë problem punësimet, por fakti se të rinjtë shqiptarë nuk e flasin maqedonishtën
17 orë
A do të dërgohet pr/ligji për përfaqësim të drejtë në Komisionin e Venecias? Mexhiti: Pse jo?
12 orë
Janevska për Institutin e gjuhës maqedonase: Kjo Qeveri do të rregullojë atë që është vonuar”
23 orë
Mot më i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale
17 orë
Shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoni

LEXO MË SHUMË

Mickoski - Scholz

Mickoski-Scholz: Gjermania mbetet partnere dhe mbështetëse aktive e Maqedonisë së Veriut

Drejtesi gjyqi prokurori

Akademia e gjykatësve me drejtor të ri

policia mvr

Detaje nga të shtënat në Çair, ja për çka bëhet fjalë, 35 vjeçari i plagosur

policia shkup naten mpb

Krisma armësh në Çair, një person i plagosur

dimitar gllavcev glavcev

Kryeministri bullgar porosi të qartë për Shkupin edhe nga Samiti i Berlinit

vesna janevska

Janevska për Institutin e gjuhës maqedonase: Kjo Qeveri do të rregullojë atë që është vonuar”

Maksim-Dimitrievski-maksi

Dimitrievski: Nuk janë problem punësimet, por fakti se të rinjtë shqiptarë nuk e flasin maqedonishtën

arben taravari

Vdekja e foshnjës 14 muajshe, Taravari: Janë konstatuar 3 lloje të lëshimeve në Klinikën e pediatrisë dhe në “Kozle”

fronti evropian

Funksionarët e FE-së sa ishin në pushtet mbështetën shfuqizimin e Balancuesit

INFO

NA NDIQ