Haliti e demanton Vincën, tregon pse shkoi Thaçi në ’99 te Kadare

Picture of ina-online
ina-online

03/07/2024

Xhavit Haliti, një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, foli për Ismail Kadarenë, shkrimtarin e madh shqiptar që vdiq të hënën, ndërsa demantoi një deklaratë të shkrimtarit Agim Vinca.

Vinca tha të hënën se Hashim Thaçi, i cili më 1999 kryesonte delegacionin e Kosovës në Konferencën e Ramubujesë që mbahej në Francë me qëllimin e vendosjes së paqes në Kosovë, kishte shkuar në shtëpinë e Ismail Kadaresë në Paris për të kërkuar mbrojtje nga shkrimtari para nënshkrimit të Marrëveshjes.

Por Haliti tha se nuk ka qenë ashtu. Ai tha se Thaçi kishte shkuar te Kadare për ta falënderuar atë për qëndrimin publik pro nënshkrimit të asaj marrëveshjeje.

“Ismail Kadare doli me qëndrim publik për ta nënshkruar marrëveshjen. Me siguri që kishte edhe kontaktet e tij, linjat e tij ishin ato që i ka pasë. Zoti Thaçi shkoi për të pirë kafe në shtëpinë e Kadaresë nga vendi ku ishim të vendosur. Dhe shkoi në shenjë falënderimi, jo për ta lutur për të na shpëtuar nga nënshkrimi, siç po lexoj që disa kanë dëshirë kështu vetëm të vajtojnë dhe të mos marrin atë që është. Ai shkoi në emër të delegacionit që ta falënderonte për qëndrimin dhe mbështetjen që ia ka bërë Kadare delegacionit dhe angazhimin e tij në qarqet e intelektualëve dhe të politikanëve në Francë dhe më gjerë”, tha Haliti në Euronews Albania.

Haliti, që ishte edhe vetë anëtar i delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë, tha se “nuk ishte lehtë”.

“Kemi pasë një reagim do të thoja jo të vogël kundër delegacionit që të mos e nënshkruante marrëveshjen. Bile jemi akuzuar gjatë qëndrimit në Rambuje për tradhti, çfarë s’ka ndodh aty. Më kujtohet kur dikush, një protagonist që s’dua t’ia përmend emrin, u lidhëm me telefon dhe i thashë ne duhet ta nënshkruajmë marrëveshjen sepse nuk humbin kurrgjë, shohim çfarë fitojmë pastaj. Dhe ishte një përgjigje, tha ‘në qoftë se ju nënshkruani, mos dilni nga Rambujeja, qëndroni aty’. Këso kërcënimesh ka pasë shumë”, tha Haliti.

Ai tha se fjala e Kadaresë “ka pasur peshë shumë më të madhe sesa e disa të tjerëve”. “Fjala e Kadaresë është dhe ka qenë gjithmonë fjalë që, siç thotë populli, zë vend”.

TË FUNDIT
2 orë
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
12 orë
Musliu: Fatoni i braktisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët
16 orë
Blogerja e famshme serbe arrestohet me dyshimin se ka ndihmuar në arratisjen e Faton Hajrizit (FOTO)
19 orë
VIDEO/ “Oh zot”- Gruaja e Faton Hajrizit me një reagim prekës për vrasjen e tij
21 orë
Arrihet marrëveshja PVD-PDSH për bashkëqeverisje në Preshevë

ME TE LEXUARA

12 orë
Musliu: Fatoni i braktisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët
2 orë
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
1 ditë
Misteri i vrasjes në Serbi, autori ende në arrati – dyshimet te vëllezërit Hajrizi
1 ditë
Haziri: Me Trumpin kthehet marrëveshja e 3 shtatorit 2020, kjo e pret Kosovën
1 ditë
Gruaja e Blerim Ramadanit flet për arrestimin e tij: Ja si ndodhi arrestimi nga policia e Maqedonisë së Veriut
22 orë
Osmani takon kryeministrin e Holandës, diskutojnë për forcimin e partneritetit

LEXO MË SHUMË

faton hajrizi

Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua

ganimete musliu

Musliu: Fatoni i braktisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët

fatoni blogerja

Blogerja e famshme serbe arrestohet me dyshimin se ka ndihmuar në arratisjen e Faton Hajrizit (FOTO)

faton hajrizi

VIDEO/ “Oh zot”- Gruaja e Faton Hajrizit me një reagim prekës për vrasjen e tij

ardita sinani ragmi mustafa

Arrihet marrëveshja PVD-PDSH për bashkëqeverisje në Preshevë

vjosa Osmani

Osmani takon kryeministrin e Holandës, diskutojnë për forcimin e partneritetit

gruaja blerim ramadanit

Gruaja e Blerim Ramadanit flet për arrestimin e tij: Ja si ndodhi arrestimi nga policia e Maqedonisë së Veriut

lutfi haziri

Haziri: Me Trumpin kthehet marrëveshja e 3 shtatorit 2020, kjo e pret Kosovën

artan-dhe-faton-hajrizi

Misteri i vrasjes në Serbi, autori ende në arrati – dyshimet te vëllezërit Hajrizi

INFO

NA NDIQ