Hamas sulmoi Izraelin, të vrarë dhe të plagosur, Netanyahu: urdhërova hakmarrje

ina-online
ina-online

07/10/2023

Në orët e para të mëngjesit grupi palestinez Hamas filloi një sulm kundër Izraelit nga Rripi i Gazës, nga toka dhe nga ajri. Deri tani raportohet për 22 viktima dhe rreth 500 të plagosur.

Në imazhet e siguruara shihen se si kalimtarët janë vrarë pa dallim nga grupi i militantëve nga Gaza. Raketat mund të shihen duke u futur në qytetet izraelite, duke shkatërruar ndërtesat dhe automjetet në rrugë.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kanë shpallur gjendje gatishmërie për luftë në përgjigje të sulmit të befasishëm nga Gaza.

Ushtria izraelite ka nisur të kryejë sulme hakmarrëse ajrore në Rripin e Gazës dhe ka paralajmëruar se Hamasi do të paguajë një çmim shumë të rëndë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se “ne jemi në luftë” në një video të postuar në X.

“Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë, jo në një operacion, jo në një përshkallëzim, një luftë. Këtë mëngjes Hamasi filloi një sulm të papritur vrastar kundër shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij. Ne kemi qenë në të që në mëngjes herët”.

Ai tha se ka mbledhur krerët e sistemit të sigurisë.

Mohammed Deif, udhëheqësi i grupit militant, tha se 5.000 raketa janë hedhur në Izrael në atë që ai e quajti “Operacioni Al-Aksa Storm”.

“Ne kemi vendosur të themi mjaft është mjaft”, tha Deif. “Ne e kemi paralajmëruar armikun edhe më parë. Pushtimi kreu qindra masakra kundër civilëve. Qindra dëshmorë dhe të plagosur vdiqën këtë vit për shkak të krimeve të pushtimit. Sulmi i parë, i cili synoi pozicionet e armikut, aeroportet dhe fortifikimet ushtarake, tejkaloi 5000 raketa dhe predha”, tha ai.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Talat Xhaferi3

Talat Xhaferi: Ja deri kur dhe si do të jem si kryeministër

Leonard ademi

Vëllau i Liridonës: Shumë njerëz po na ofrojnë informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë/ Ja ҫfarë thotë për këto informacione

muamer

Racizmi i prindërve maqedon ndaj nxënësve shqiptarë

Putin Yekaterina Duntsova

Kush është 40-vjeçarja që sfidon Putin, synon të rrëzojë nga froni kreun e Kremlinit

evn-fatura

A do të shtrenjtohet rryma pas 1 janarit

bugajski

Bugajski zbulon planin e Moskës – ja synimi që kishin me Serbinë për Kosovën!

Kovacevski

Kërkesa e opozitës shqiptare për ministra në qeverinë teknike, Kovaçevski: Propozimet bëhen nga partia më e madhe opozitare

stevo pendarovski

Pendarovski: Provokimet nacionaliste janë rezultat i fushatave propagandistike nga qendrat e huaja

pushk-gjahu

Vritet 56 vjeçari në Kërçovë nga një pushkë gjuetie

INFO

NA NDIQ