Hamasi i përgjigjet propozimit për armëpushim të ri në Gaza, pritet të jetë 6-javësh

INA
INA

07/02/2024

Hamasi i është përgjigjur propozimit kornizë për një armëpushim të ri në Gaza.

Ndonëse detajet e marrëveshjes, të përcaktuara nga ShBA-të, Izraeli, Katari dhe Egjipti nuk janë bërë publike, është raportuar se marrëveshja përfshinte një armëpushim gjashtë-javor.

Në lidhje me armëpushimin e mundshëm, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili ndodhet në Lindjen e Mesme, tha se përgjigjen e Hamasit do ta diskutojë sot me zyrtarë të Izraelit, shkruan BBC.

Blinken nuk dha detaje se si e sheh përgjigjen e Hamasit, por presidenti i ShBA-së, Joe Biden, tha se udhëheqja izraelite nuk do të pajtohet lehtësisht me kërkesën e Hamasit.

Për armëpushimin ka folur një zyrtar i lartë i Hamasit, ku tha se grupi kishte paraqitur një vizion pozitiv, por kishte kërkuar disa ndryshime në lidhje me rindërtimin e Gazës, kthimin e banorëve të saj në shtëpitë e tyre dhe ndryshimin në lidhje me trajtimin e të plagosurve, duke përfshirë edhe transferimin në spitale jashtë vendit.

Ndërsa, kryeministri i Katarit Sheikh Mohammed Bin Abdulrahman al Thani e ka përshkruar përgjigjen e Hamasit si “pozitive” në përgjithësi.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

spitali - Gaza

Masakër në Gaza, forcat izraelite vrasin mbi 100 palestinezë që prisnin ndihmat humanitare

Biden

Biden: Pasoja të rënda për Ukrainën, nëse Kongresi nuk e miraton ndihmën

izrael tel aviv gaza

SHBA po e shqyrton mundësinë që të hedhë me avionë ndihma në Gazë

Sumayya Wushah voglushja palestineze

Vogëlushja 11-vjeçare sfidon sulmet izraelite, raporton për luftën nga Gaza e shkatërruar (VIDEO)

aeroport italiane franceze

Shtrenjtohen biletat e fluturimeve, ja sa do të shkojnë?

Makron Macron

Macron ia thotë në sy udhëheqësve evropianë: Rusia nuk duhet të fitojë!

rishi-sunak

Britani, kryeministri pezullon anëtarësimin e një deputeti në parti shkaku i deklaratës islamofobike

orban

Hungaria pritet të rafitikojë pranimin e Suedisë në NATO

rusia moska

Qeveria amerikane ka sanksionuar anëtarët e një grupi të lidhur me Rusinë për “operacione të destabilizimit” të dyshuar në Moldavi

INFO

NA NDIQ