Hamasi liron dy pengje izraelite

INA
INA

24/10/2023

Hamasi i ka liruar të hënën dy gra të moshuara izraelite të cilat po mbaheshin peng në Gaza.

Qeveria e Izraelit njoftoi të hënën vonë se Nurit Cooper, 79 vjeçe, dhe Yocheved Lifshitz, 85 vjeçe, u liruan “nga duart e organizatës terroriste, Hamas”.

Lifshitz dhe Cooper u dërguan në pikëkalimin kufitar me Egjiptin, Rafah, nga ku u morën me ambulanca, sipas pamjeve të shfaqura nga televizioni egjiptian.

Ato, bashkë me bashkëshortët e vet, u rrëmbyen nga shtëpitë e veta në qytetin afër kufirit me Gazën, Nir Oz, nga militantët e Hamasit gjatë sulmit të tërbuar të 7 tetorit. Bashkëshortët e tyre, të moshës 83 dhe 84 vjeçe, nuk janë liruar.

Raportohet se Hamasi nuk ka marrë asgjë në këmbim për lirimin e dy pengjeve, të cilat u lanë të lira pak ditë pasi Hamasi i kishte liruar një grua amerikane me të bijën. Hamasi dhe grupet e tjera militante në Gaza besohet i rrëmbyen rreth 220 njerëz, përfshirë një numër të pakonfirmuar të të huajve dhe personave me dyshtetësi.

Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin. Ndërkohë, luftëtarët e mbështetur nga Irani nëpër rajon kanë paralajmëruar për një përshkallëzim të mundshëm të luftës, përfshirë sulmimin e forcave amerikane të zhvendosura në Lindjen e Mesme, nëse Izraeli e nis ofensivën tokësore në Gazë. /REL

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ukraine-sulm-2

Rusia sulmon me dronë dhe raketa Ukrainën

biden

A po ndryshon qëndrim SHBA për luftën në Gaza? Biden ‘mesazh’ të fortë Izraelit

An Ukrainian national flag flag waves over the center of Kharkiv, Ukraine's second-largest city, Friday, Feb. 4, 2022. The situation in Kharkiv, just 40 kilometers (25 miles) from some of the tens of thousands of Russian troops massed at the border of Ukraine, feels particularly perilous. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)

Raportohet për helmimin e gruas së udhëheqësit të inteligjencës së Ukrainës

lavrov

Lavrov: Do të vij në Shkup për takimin e OSBE-së, nëse Bullgaria hap hapësirën ajrore

An Ukrainian national flag flag waves over the center of Kharkiv, Ukraine's second-largest city, Friday, Feb. 4, 2022. The situation in Kharkiv, just 40 kilometers (25 miles) from some of the tens of thousands of Russian troops massed at the border of Ukraine, feels particularly perilous. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)

Lufta në Ukrainë do të marr fund, zbulon një burim i CIA-s

anijet-det

Cisterna izraelite rrëmbehet në brigjet e Jemenit

wagner rusi

Një mobilizim i dytë? Rusia ka problem me ushtarët në Ukrainë

gomat

Gjermania vendosi: Ndalohen gomat M+S

zelenski

Zelensky kërkon rizgjedhjen, por a mund të votojë Ukraina?

INFO

NA NDIQ