Hamasi: Qeverisja e Gazës është çështje e Palestinës

Picture of INA
INA

08/11/2023

Hamasi deklaroi se qeverisja e Rripit të Gazës është çështje e Palestinës dhe se asnjë fuqi nuk do të jetë në gjendje ta ndryshojë këtë fakt, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Hamasit, Abdullatif Kanu, në një deklaratë në faqen e tij në Telegram tha: “Qeverisja e Gazës ose një pjesë e tokës tonë është çështje e popullit tonë, Palestinës, dhe asnjë forcë në terren nuk mund ta ndryshojë këtë fakt ose të imponojë vullnetin e vet”.

Duke komentuar deklaratën e koordinatorit të Komunikimeve Strategjike të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, se Hamasi nuk mund të jetë pjesë e ekuacionit në të ardhmen e Rripit të Gazës dhe se konsultimet për formën e qeverisjes atje po vazhdojnë, Kanu tha: “Fjalimi i Kirby-t për periudhën e pas-Hamasit në Gaza nuk ishte gjë tjetër veçse një ëndërr dhe se populli palestinez është i bashkuar me forcat e rezistencës dhe përcaktoi fatin e tij”.

Kanu tha se Hamasi është lëvizje nacionalçlirimtare dhe pjesë integrale e popullit palestinez dhe se ka të drejtë të rezistojë dhe të luftojë kundër pushtimit në përputhje me të gjitha ligjet dhe normat.

Lidhur me përleshjet në Gaza, të cilat kanë hyrë në ditën e 33-të, Kanu theksoi se Brigadat Izzeddin Kassam shkaktuan humbje të mëdha ushtrisë izraelite në automjete ushtarake dhe tanke.

Ai tha se Izraeli do ta humbasë këtë luftë si të mëparshmet dhe se në fund nuk do ta arrijë qëllimin e tij, ashtu siç dështoi në fillim të konfliktit në mëngjesin e 7 tetorit.

TË FUNDIT

Kiara Tito pjesë e Miss Shqipëria: Një rikthim plot emocion, kujtime dhe mirënjohje!

Vetëvendosje zyrtarizon kandidatin për Prishtinën – Çeku në garë për kryetar

Fetai: S’do ketë më pasuri të paprekshme – miratohet strategjia e re e konfiskimit

FSK në qendër të vëmendjes në Pentagon – Jashari prezanton zhvillimet

“Pentagoni gati për luftë nëse Trump urdhëron!”

Prokuroria ngrit procedurë për incidentin e djeshëm në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË