“Hamasi” shqiptar duket se fshihet mes nesh

Picture of ina-online
ina-online

09/10/2023

shkruan: Mero Baze

Një postim i Kryeministrit Edi Rama me godinën e ndriçuar të Universitetit me flamurin e Izraelit, përveç mbështetjes, shikohet qartë se ka marrë në një masë të madhe kundërshti nga qindra komentues shqipfolës, kryesisht nga Kosova. Edhe pse e dhimbshme ky është një fakt i provueshëm.

Por ndryshe nga postimi i Edi Ramës, në postimin e Albin Kurtit pro Izraelit, nuk ka komente kundër Izraelit, pasi mbështetësit e tij që në shumicë duken me Hamasin, e identifikojnë Albinin si një udhëheqës që e thotë nga halli këtë çështjen pro izraelit.
Të njëjtët janë agresivë për politikanë e tjerë shqiptarë, për të cilët u duket se e kanë seriozisht që janë me Izraelin.
Komunitete të tilla politike, kanë aftësinë të kuptojnë kur ti e ke false apo të vërtetë qëndrimin ndaj tyre.

Ky skanim, në fakt tregon një realitet të dhimbshëm që duhet ta pranojmë dhe që ka të bëjë me depërtimin e Islamit politik në shoqëritë tona, dhe që mund të na krijojë probleme në të ardhmen tonë, nëse bota hyn në këtë konflikt të gjatë dhe të rrezikshëm që duket qartë që është një konflikt mes civilizimeve dhe sistemeve politike.

Në Kosovë, edhe disa deputetë të Parlamentit, kohë më parë janë shprehur hapur kundër Izraelit ndërsa komentuesit agresivë në shumicë nga Kosova në postimin e Edi Ramës, duket qartë që kanë gjuhën e urrejtjes të militantëve të Vetëvendosjes.

Shqipëria dhe Kosova zyrtarisht janë në anën e Izraelit në këtë konflikt, por udhëheqësit politik, të dy vendeve, e kanë për detyrë jo vetëm të jenë formalisht pro Izraelit, por dhe të luftojnë kundër retorikës antisemitizmit dhe të mbështetësve të tyre.

Në një anë është bota perëndimore, me sistemin demokratik dhe tolerancën fetare dhe nga ana tjetër është një botë e tërë me autokratë dhe fanatikë të fesë që shkojnë deri në terrorizëm. Është koha që politikanët shqiptarë t’i margjinalizojnë këto komunitete politike dhe të mos i përdorin për nevoja elektorale e më pas të bëhen shërbëtorë të tyre. Nëse ka një gjë që e mban në këmbë kombin shqiptar, është tejkalimi i ndasive fetare dhe injorimi i fanatikëve fetarë. Por duket se ISIS në fillim e Hamasi më pas, por na bën të ndjehemi të rrezikuar në identitetin tonë kombëtar.

TË FUNDIT
19 orë
Isufi la gjurmë në gazetarinë shqiptare
3 ditë
Patriotizmi
2 javë
Naser Hani, atdhetari nga Veleshta që i dha shumë shqiptarisë
2 javë
Rritja partive nacionaliste në Parlamentin e BE-së mund të ketë implikime për Maqedoninë dhe më gjerë
2 javë
Shkundja "FLontit" dhe kush po i ha "GURABIJAT"!

ME TE LEXUARA

19 orë
Isufi la gjurmë në gazetarinë shqiptare

LEXO MË SHUMË

IMG_3551

Isufi la gjurmë në gazetarinë shqiptare

mirlind daku

Patriotizmi

Naser Hani

Naser Hani, atdhetari nga Veleshta që i dha shumë shqiptarisë

muhamer pajaziti

Rritja partive nacionaliste në Parlamentin e BE-së mund të ketë implikime për Maqedoninë dhe më gjerë

Naser Pajaziti

Shkundja “FLontit” dhe kush po i ha “GURABIJAT”!

fejzi hajdari

Edhe PPD-ja i fitoi zgjedhjet dhe iku në opozitë, por s’qante si ti o Ali Ahmeti!

muharrem salihu

Meloni në Shqipëri, ama duhet dhe qasje konstruktive, rajone europiane në Ballkan,investime, etj

durresi plazh bregdeti deti shqiptar golem

Shqipëria e përmbytur nga turistë qoftesh e jo milionash…!?

isabel alende

Isabel Alende: Pse njerëzit janë lodhur nga demokracia dhe po përqafojnë diktaturat

INFO

NA NDIQ