Hamburgu rikthehet në Bundesligë, Emir Sahiti protagonist në sezonin historik

Picture of Ina Online
Ina Online

11/05/2025

Hamburger SV ka siguruar rikthimin në Bundesligën gjermane, një xhiro para përfundimit të sezonit në Bundesliga 2. Në një ndeshje spektakolare para adhuruesve të tyre, HSV kanë marrë fitore me rezultat të thellë 6-1 dhe kanë grumbulluar 59 pikë në krye të tabelës. Hamburgu tani ka një pikë më shumë se Kolni dhe katër më shumë se Elversberg dhe Paderborn, që tashmë nuk mund t’i kapin në dy pozitat e para që sigurojnë promovimin direkt në elitë.

Ndeshja nisi me befasi, pasi mysafirët kaluan në epërsi që në minutën e shtatë me golin e Gaal. Por vetëm tre minuta më pas, Reis barazoi shifrat dhe kthimi i madh i HSV-së filloi. Në pjesën e parë, vendasit shënuan edhe dy herë të tjera me Konigsdorffer dhe Selke, duke mbyllur fraksionin me rezultat 3:1. Ishte pikërisht reprezentuesi kosovar Emir Sahiti që asistoi te Konigsdorffer. Në minutën e 48-të, Strompf realizoi autogol për 4:1, ndërsa Konigsdorffer shënoi sërish në të 62-tën për 5:1. Paraqitja e Sahitit u vlerësua lartë, duke treguar edhe njëherë vlerën e tij në nivele të larta.

Rikthimi i HSV-së në Bundesligë shënon fundin e një periudhe të vështirë për një nga klubet më të vjetër dhe më të suksesshëm në historinë e futbollit gjerman. Pas rënies së parë historike në vitin 2018, klubi kishte dështuar të ngjitej për gjashtë sezone rresht.

Fundi i ndeshjes ishte shumë emocionues për futbollistët dhe tifozët që pushtuan fushën dhe krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme. Emir Sahiti ka qenë protagonist këtë edicion për Hamburgun me tre gola e dy asistime në vitin e tij të parë.

TË FUNDIT

“Për të ikur nga DUI duhet guxim, kaçik…” – Saranda Imeri thumbon Blerim Bexhetin

Çfarë është “bomba bunker” me të cilën SHBA mund ta godasë Iranin?

Gentian Toshkezi, ndër neurokirurgët më të mirë shqiptar në Amerikë

Jasir Asani drejt një klubi tjetër, por afër Koresë së Jugut

Nikollovski: Po bisedojmë me Britaninë që të hiqen viza

Noterët kërkojnë rritje të çmimeve për shërbimet për shkak të kostove të rritura dhe tarifave të vjetra

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË