Han: Dështimi i referendumit, mbyll përfundimisht derën për në BE

0

Në prag të vizitës së të hënës në Shkup Euro-komesari për Zgjerim, Johanes Han tha se dera e BE-së do të mbyllet për dekada, në rast se dështon referendumi i 30 shtatorit për Marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit.

“Nëse tani nuk shfrytëzohet kjo mundësi, jam përafërsisht i sigurt se dera do të mbyllet për dekada me radhë, nëse jo përgjithmonë. Në politikë duhet të tregohet kujdes, por në të ardhme të parashikueshme do të jetë e mbyllur dhe kjo do të jetë e dëmshme për qytetarët e vendit.”-ka theksuar Han.

Ndërsa ndër tjerash tha se vendi mund të fillojë negociatat për anëtarësim në BE në mes të 2019-tës, nëse paralelisht me zbatimin e Marrëveshjes për emrin i përmbush edhe reformat e nevojshme.

Hahn është një nga protagonistët e BE që ka pasur rolin e tij diplomatik në arritjen e marrëveshjeve politike në Maqedoni dhe kapërcimin e krizave të rënda politike. (INA)

Komentet

komentet