Han: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë të fillojë negociatat me BE-në

0

Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han ka theksuar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ai këtë e ka theksuar në një intervistë për gazetën “Vijesti” të Podgoricës dhe se komentet vijnë pasi që për pak ditë ai do të braktisë këtë detyrë. Sipas tij, Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të rëndësishëm, dhe me kryesorja ishte firmosja e marrëveshjes së Prespës dhe zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë. Sipas të dhënave nga Bruksel, Han do të mbetet në postin e eurokomisarit, por do të jetë në resorin për buxhet dhe administrate. Në vend të tij pritet të vjen ministri hungarez i drejtësisë, Laslo Troçanji. (INA)