Han: Marrëveshja e Prespës model edhe për konfliktet e tjera në Ballkan

0

Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han theksoi se Marrëveshja e Prespës midis Shkupit dhe Athinës mund të nxis zgjidhje edhe për çështjet e tjera të hapura në Ballkan. Ai në intervistën për Uashington Post tha se kjo marrëveshje është si rezultat i mbështetjes së SHBA-ve dhe BE-së për zgjidhjen e kontestit disavjeçar, përcjellë INA.

”Mbyllja e këtij kontesti do të jetë shembull edhe për zgjidhjen e konflikteve tjera në rajon, përfshirë edhe ngecjen e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, që është shkaktuar nga taksa 100 për qind e autoriteteve të Kosovës ndaj mallrave serbe”, theksoi Han. (INA)