Hande Erçel do të martohet me këngëtarin e njohur, zbulohet data e dasmës

0

Aktorja e njohur turke, Hande Erçel prej disa vitesh është në një lidhje me këngëtarin Murat Dalkiliç.

Lidhja e tyre ka patur ulje-ngritje dhe çifti shpeshherë janë përfolur për ndarje, megjithatë gjithmonë i kanë kaluar krizat në çift dhe janë ribashkuar.

Tani Hande dhe Murat kanë vendosur të lidhin kurorë dhe mediat turke kanë zbuluar edhe datën e martesës. Sipas mediave turke Hande dhe Murat do të martohen në javën e dytë të korrikut.

Sipas tyre çifti mezi po pret të kurorëzohen dhe po numërojnë ditët. Deri tani është mësuar se dasma do të mbahet në Stamboll dhe Hande ka kërkuar që ceremonia të jetë sa më e thjeshtë.
Lajmin e bukur çifti e ka ndarë vetëm me familjarët dhe miqtë e ngushtë. Kujtojmë që Hande Erçel u bë shumë e njohur në Shqipëri me rolin e “Hajat” në serialin “Dashuria nuk njeh fjalë”.