Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, pranoi se ekipi i tij nuk pati performancën e tij më të mirë në çerekfinalen e sotme, por ai ishte i emocionuar me qëllimin e tyre përfundimtar për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Kjo nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por ne ia arritëm qëllimit tonë”, tha Flick për mediat ndërkombëtare pasi mposhti Borussia Dortmundin me rezultat të përgjithshëm 5-3.
Flick vlerësoi Dortmundin si një ekip të madh, duke theksuar vështirësinë e ndeshjes. Megjithatë, ai ishte në ekstazë për arritjen e Barcelonës.
Ai tha: “Liga e Kampionëve është turneu më i mirë në botë, dhe kur arrin në gjysmëfinale, është fantastike për klubin dhe për ne gjithashtu. Është fantastike.”
Barcelona u mposht sot me rezultatin 3-1, por kaluan tutje falë fitores në ndeshjen e parë 4-0.
/GazetaBlic Sport