Hansi Flick ka përmbyllur një debutim të jashtëzakonshëm si trajner i Barcelonës, duke udhëhequr ekipin në një sezon të suksesshëm që i ka sjellë titujt më të rëndësishëm të futbollit spanjoll.
Në vitin e tij të parë në krye të katalanasve, ai arriti të fitojë La Ligën dhe Kupën e Mbretit, duke e kthyer Barcelonën në dominuesin e futbollit spanjoll.
Për suksesin e tij të jashtëzakonshëm, Hansi Flick u shpall trajneri i sezonit në La Liga, duke mposhtur emra të njohur të futbollit spanjoll si José Bordalás (Getafe CF), Manolo (RCD Espanyol), Manuel Pellegrini (Real Betis), Michel (Girona FC), Ernesto Valverde (Athletic Club) dhe Diego Pablo Simeone (Atlético de Madrid).
Në fund të sezonit, Barcelona u shpall kampione e La Ligës, duke mbledhur 88 pikë dhe duke shënuar gjithsej 102 gola, duke treguar forcën dhe efikasitetin e ekipit nën udhëheqjen e Flick./Periskopi/