Pas shumë viteve dhe premtimeve hapet Shtëpia e Kulturës në Mateç (FOTO)

Picture of INA
INA

28/11/2024

Në fshatin Mateç të Komunës së Likovës, pas pothuaj se 22 viteve, më në fund u bë hapja e Shtëpisë së Kulturës. Edhe pse e shkatërruar tërësisht gjatë luftës së vitit 2001, e njëjta prapë u rindërtua tërësisht.

Ky institucion kulturor është një kërkesë e kamotshme e artdashësve të rajonit të Likovës dhe mjaft e pritur dhe e dëshiruar nga shoqatat dhe aktivist të dalluar të artit dhe kulturës.

Pikërisht në Ditën e Flamurit, kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi tha se në mes gjithë datave historike, edhe kjo ditë është shumë e shenjtë për shqiptarët dhe komunën.

“Nuk është rastësi që Shtëpia e Kulturës bëhet pikërisht në këtë vend, sepse në 2001 pikërisht këtu ranë 40 dëshmorë dhe vendi u bë shkrumb e hi. E ruaj me fanatizmin më të shenjtë këtë vend, bashkë me ndërgjegjen dhe punën që kemi bërë dhe do e bëjmë. Duke mos i harruar edhe kryetarët e kaluar, ky objekt është një mund shumëvjeçar i gjithë neve”, theksoi Arifi. E për të arritur në hapjen e objektit pikërisht në këtë ditë, Arifi tha se ju desh të punonin 24 orë. Nga ana tjetër, ai njoftoi me veçoritë si dhe kushtet e Shtëpisë së Kulturës që do të jenë në shërbim të artdashësve me qëllim që në mënyrë sa më të mirë të mundshme t’i kryejnë veprimtaritë artistike.

“Salla kryesore ka 440 ulëse, ka sallë për simpoziume, pjesën administrative, nyjet sanitare, zhveshtoret, gjithçka që i duhet institucionit Shtëpi e Kulturës, si dhe kemi bërë izolimin e objektit me efikasitet energjetik dhe pikërisht këtë ditë, të gjithë së bashku do i gëzohemi këtij projekti kapital për banorët e komunës tonë pasi do të kemi Shtëpi të Kulturës sipas standardeve Evropiane”, tha Arifi.

Pas manifestimit, zyrtarë të nivelit lokal e qendror, bashkëluftëtarë, veteranë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve të kombit të komunës së Likovës, në Ditën e Flamurit përkujtuan dëshmorët e kombit në fshatin Mateç. Ndryshe, vitin e kaluar Qeveria miratoi një vendim për ndarjen e 30 milionë denarëve nga buxheti i Ministrisë së Kulturës për zbatimin e projektit “Shtëpia e kulturës në fshatin Mateç” në Komunën e Likovës. (koha.mk)

TË FUNDIT

Premtimi i Daut Haradinajt: Do ta zhbëjmë Gjykatën Speciale!

Mexhiti: Zero tolerancë për ndotësit e ajrit!

Burim Latifi nga Brukseli: Nënshkruhet Deklaratë historike, forcohet integrimi energjetik i Ballkanit Perëndimor në Europë

Toshkovski: Kemi informacione se një ish-kryetar komune i BDI ka qenë i përfshirë në organizimin e ngjarjeve të 28 nëntorit

Klubi shqiptar emëron trajnerin serb, reagojnë tifozët

Haga ngrit aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË