Në fshatin Mateç është hapur zyra për për dhënien e dokumenteve personale, transmeton TV21. Zyra gjendet në Stacionin policor në fshatin Mateç.
“Nga data 25.09.2024, do të hapen zyrat për dhënien e Dokumenteve personale tek Stacioni Policor në fshatin Mateç, për të gjithë banorët e Komunës së Likovës”, njoftoi mes tjerash kryetari i Likovës, Erkan Arifi.