Hapi i radhës në proces varet nga përshtatja e këtyre ndryshimeve kushtetuese, kjo është në duart e këtij vendi, në duart e Kuvendit dhe të askujt tjetër. Kuptohet se është vendim sovran, që duhet të merret, por pasi që të merret një vendim i tillë, më kalojmë në hapin e radhës, që do të thotë se vendi vazhdon të lëviz përpara në rrugën drejt BE-së, që do të thotë se nuk ka vendime tjera shtesë që duhet të merren tutje, këtë e tha sot mes tjerash euroambasadori Dejvid Gir në lidhje me procesin eurointegrues të vendit, shkruan TV21. Gir siguroi se pas këtij hapi më vendi do të vazhdojë të rrugëtojë vetëm drejt BE-së dhe se nuk do të ketë nevojë për vendime tjera, ndërsa lavdëroi Qeverinë për punën e bërë në procesin e skriningut.
“Më duhet të jap kompliment rreth procesit të skriningut, angazhimit dhe punës që është bërë nga Qeveria në procesin e skriningut. Ka qenë shumë mirë dhe deri sa po vijmë drejt fundit, mendoj se ka qenë një ushtrim shumë shumë i mirë”, tha mes tjerash Gir.