Haraçina kërkon bashkëpunim për problemet, Arsovska thotë se nuk është në dijeni

Picture of designer@fetishimedia.ch

26/01/2023

Haraçina kërkon bashkëpunim më të ngushtë me Qytetin e Shkupit, përkatësisht që Ndërmarrja Publike “Higjiena komunale” e Qytetit të menaxhojë edhe mbeturinat në këtë komunë, me qëllim që ato të përfundojnë në Drislla dhe të zgjidhet problemi me deponinë jolegale. Kreu i Haraçinës Ridvan Ibraimi thotë se tymi i deponisë jolegale nuk tangon vetëm banorët e Haraçinës por edhe të komunave përreth.

“Unë kërkoj edhe kam kërkuar edhe zyrtarisht dhe kam insistuar edhe në disa takime me Qytetin e Shkupit, që kjo të merret në menaxhim nga higjiena komunale në Qytet të Shkupit dhe mbeturinat të përfundojnë në Drislla, ku përfundojnë të gjitha mbeturinat e Qytetit të Shkupit, ku jemi bërë një përjashtim ne si Haraçinë dhe kërkoj që kjo sa më shpejtë, të kemi mundësi një bashkëpunim të tillë, në interes të Shkupit, në interes të kryeqytetit, se deponia kur po ndezët, tymi dhe era e keqe nuk po ngel vetëm në Haraçinë, po përfundon edhe në komunat e tjera”, deklaroi Ridvan Ibraimi, Kryetari i Komunës së Haraçinës.

Përveç për çështjen e deponisë, Ibraimi thotë se kërkon bashkëpunim edhe me ndërmarrjen “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”. Por kryetarja e Qytetit të Shkupit nuk komentoi kërkesat. Arsovska tha se nuk ka informacione lidhur me këtë çështje.

“Nuk kam, nuk kam informacion për këtë”, tha Danella Arsovska, Kryetare e Qytetit të Shkupit.

Pastrimi i deponisë në Haraçinë ka qenë në të gjitha programet parazgjedhore të krerëve të partive vite me radhë, ndërsa pastrimi i të gjitha deponive në Shkup dhe rrethinë ishte edhe zotim i numrit një të Qytetit të Shkupit, e cila pati deklaruar se një gjë e tillë do të bëhet brenda 82 ditëve të mandatit të saj. Deponia që ndodhet në dalje të fshatit Haraçinë është problem shumëvjeçar. Gjithmonë kur digjen mbeturinat, shkaktohet ndotje e madhe./Alsat

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË