Haradinaj-Bahtirit: Mos nxisni protesta në kohën kur po ndodhin tema serioze

0

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar që mos të nxiten protesta në kohën kur po ndodhin tema serioze.

“Mos nxisni veprime, një protestë për urën mos nxisni veprime kur tema aq serioze janë duke ndodhur si themelimi i ushtrisë, nëse do me i ndihmuar vendit Agim Bahtiri le t’i kryejë punët e veta e të mos të hyjnë në garën për politikën e madhe”, tha ai.

Këto deklarata ai i bëri pas dekorimit me hartën e artë për shkrimtaren Helena Kadare.