Ish-kryeministri dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nderuar me medalje këngëtarin Mehdin Përgjegjaj – Meda.
Ai e ka nderuar me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet” për kontributin në muzikë.
Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht Facebook.
“Meda, me zërin e tij të jashtëzakonshëm është bërë pjesë pothuaj e çdo familjeje shqiptare, por edhe me aktivitetin e tij humanitar dhe kontributin për çështje kombëtare”, ka shkruar ai.
Haradinaj tutje tha: “Pata kënaqësinë që sot ta nderoj me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet””.
Meda në ndërkohë është pjesë e estradës prej shumë vitesh, ku ka sjellë hite të shumta.