Haradinaj: e përgëzoj Zaevin dhe shqiptarët

0

Kryeministri i Kosovë,Ramush Haradinaj e ka përshëndetur votimine ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, për ndërrimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë Veriore, si hap madhor në rrugën e integrimeve euro-atlantike të shtetit fqinj. Kjo ngjarje me peshë në historinë e re të Ballkanit Perëndimor është shpresë që rajoni ynë po shkon drejtë paqës së përhershme”, theksoi Haradinaj.

Ai e përgëzoi homologun e tij Zoran Zaev “për vizionin e dëshmuar properëndimor dhe shqiptarët në Maqedoni për rolin kyç në këto ndryshime”. (INA)