Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka shprehur mirënjohjen ndaj politikanëve të shteteteve mike të Kosovës të cilët i janë drejtuar me letër mbështetëse ndaj Kosovës, liderëve në BE, Washington dhe Britani të Madhe. Ai shtoi se ky akt është vulë se Kosova është euro-atlantike.
“Arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë ndihmës dhe bashkërendimit me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti. Ky akt është vulë e asaj se Kosova është euro-atlantike dhe se ky përkushtim do të jetë i përhershëm.”, ka shkruar Haradinaj.
Ligjvënës evropianë dhe amerikanë kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuar që të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë. Në një letër të publikuar nga deputetja britanike, Alicia Kearns, thuhet se Bashkimi Evropian dhe Shba-të nuk duhet të miratojnë politika që anojnë nga Beogradi zyrtar./21Media
Haradinaj falënderon nënshkruesit e letrës dërguar drejt ShBA-së dhe BE-së: Ky akt është vule se Kosova është euro-atlantike

INA
8 Gusht, 2023
