Haradinaj flet për raportin me Radoiçiqin: Me të i ndava rrugët në vitin 2018

ina-online
ina-online

27/09/2023

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për raportin e tij me kriminelin MIlan Radioiçiq, me të cilin tha se i ka ndarë rrugët në vitin 2018.

Haradinaj komentoi takimin që e quajti të famshëm dhe tregoi rrjedhojën e takimit të tij me nënkryetarin e Listës Serbe.

“Me z.Radojiçiq unë i kam nda rrugët në 2018-ën, takimi i famshëm që shihet në zyre e ka pas këtë përmbajtje, p.sh nuk e kemi elaboru çdo herë. Përmbajtja ka qenë Kosova po i voton ligjet e ushtrisë së vet dhe serbët janë kanë në gjendje me u pajtu me ligjet, vetëm nëse përfshihet ndonjë nen që ushtria e Kosovës nuk shkon në veri, në momentin kur e kanë vërtetu që ligjet do të shkojnë pa asnjë kufizim, pra ushtria e Kosovës në bazë të ligjeve ka obligim me mbrojtë gjithë territorin dhe ju e dini janë nda rrugët. Kjo është e vërteta, çdo fakt nga viti 2018 e tuje, kam provu edhe me i bind që krijimi i ushtrisë së Kosovës nuk është kundër tyre e serbëve të Kosovës, mund të shërbejnë edhe të rinjtë serbë, por ata nuk e kanë pranu dhe i kemi nda rrugët”, tha Haradinaj.

Radoiçiq dyshohet se ka qenë pjesëmarrës i grupit terrorist që sulmuan Policinë e Kosovës të dielën në Banjskë të Zveçanit, ku edhe u plagos.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar disa pamje të grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, ku shihet edhe Radoiçiq, i cili është i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ZHAKU

Jo bashkëshorti, ja kush është fajtor për vrasjen e Liridonës sipas Zhakut

Liridona ademaj

Detaje të reja për vrasjen makabre, Granit Plava sillej në oborrin e restorantit ku po darkonin Liridona dhe Naimi, rrugës ndërruan veturat

IMG_6974

“Me pas ditë që e ka bo djali jem atë ditë, ai sot s’ish gjallë” – Babai i Naim Murselit flet pasi arrestimit të djalit të tij(VIDEO)

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

Këshilltari i Pacollit zbulon detaje për të ardhurat, bizneset dhe punën e Naim Murselit

zhvarrosje liridona

Zhvarroset trupi i Liridona Ademajt – Dalin detaje të reja nga krimi mizor

zhvarrosje liridona

Zhvarroset Liridona Ademaj

haga

Përpjekje për të ndërhyrë tek dëshmitarët – ZPS njofton se Thaçit, Veselit e Selimit u kufizohen kontaktet dhe komunikimet

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Fillimisht e pranoi më pas e mohoi, përfshirja e Murselit në vrasjen e Liridonës

varri liridona ademaj

Sot bëhet rivarrimi i Liridona Ademajt – familjarët kërkojnë privatësi

INFO

NA NDIQ